Rrjedhja e informacionit seance ne Kuvend
Nje seance e posacme pritet te mbahet ne Kuvend ne dy komisione parlamentare per te trajtuar problemin e rrjedhjes se mundshme te informacione te klasifikuar te Shqiperise. Nenkryetari i Komisionit te Sigurise Ilir Gjoni deklaroi dje gjate mbledhjes se komisionit se ka kerkuar informacion me shkrim nga Ministria e Jashtme. Sipas tij nepermjet ketij informacioni rezulton se situata eshte serioze. Per kete ai do te informoje deputetet dhe kerkoi qe te mbahet edhe nje seance e posacme degjimore mes dy komisioneve parlamentare Komisionit te Jashtem dhe atij te Sigurise. Kam kerkuar informacion nga Ministria e Jashtme dhe ka ardhur informacion shume i plote. Une do te kisha deshire qe te gjithe anetaret e komisionit te njiheshin me kete material ne menyre qe ne fund te dalim me nje sugjerim me nje rekomandim duke pasur parasysh se jemi ne fund te vitit dhe kemi per te miratuar buxhetin e ardhshem. Gjykoj se mund te luajme nje rol te rendesishem qe te ndikojme ne ekzekutiv per te marre masa per ta rregulluar ate situate e cila sic do ta shihni eshte serioze. Sugjerimi im eshte qe koleget te njihen me kete informacion dhe po te keni deshire qe mbasi ta shqyrtojme edhe do ta shihni se aty ka me te vertete probleme qe jane shqetesime te Ministrise se Jashtme te organizojme nje seance degjimore bashke me Komisionin e Jashtem tha Gjoni.