E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushohet procesi gjyqësor ndaj Fatmir Mediut

Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë ka vendosur sot që të pushohet çështja në ngarkim të ish-ministrit Mediu, për shkak të imunitetit që gëzon në bazë të ligjeve në fuqi. 

Avokati i Mediut, Ardian Visha tha se çdo gjë ndodhi për shkak të Prokurorisë së Përgjithshme, e cila sipas tij është e paaftë të vijonë një proces gjyqësor. “Prokuroria është e paaftë të përballet me gjyqet, Me prokurorinë do të preferonim betejë gjyqësore. U arrit deri këtu nga paaftësia e prokurorisë”, tha avokati Visha. 

Avokatët mbrojtës të ish-ministrit të Mbrojtjes paraqitën pranë Kolegjit Penal në seancën e paradites, mandatin e deputetit, që i jep Mediut imunitet dhe pengon vazhdimin e gjykimit.

                                                                                             

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›