EuroBasket, vjen humbja e parë për Greqinë
Nikolas Batum ka shkëlqyer për Francën, e cila ka vazhduar serinë e fitoreve në EuroBasket, duke fituar mbrëmë ndaj Kroacisë.
Batum shënoi 18 pikë dhe ndihmoi Francën në fitoren 87-79, duke siguruar një vend për në çerekfinale.
Në ndeshjen tjetër midis Greqisë dhe Rusisë, këta të fundit kanë dalë fitues, duke i mposhtur pretendentët e turneut me rezultatin 68-65. Megjithatë, grekët e kanë siguruar kalimin në fazën çerekfinale.
Pas humbjes së mbrëmshme Kroacia është afër eliminimit dhe për të siguruar një vend në çerekfinale duhet të mposhtë në ndeshjen tjetër Gjermaninë, e cila është turpëruar nga Maqedonia me rezultatin 86-75.
Në takimet që do të luhen sot, Spanja përballet me Lituaninë, vendasit e Polonisë do të ndeshen me Slloveninë, kurse Serbia do të ketë përballë Turqinë.