Maradona në krizë, as hakerët nuk e lënë të qetë!
Një foto e Maradonës me fanellën e Brazilit dhe diçitura: “Një foto vlen më shumë se një mijë fjalë”. Kështu dukej dje faqja zyrtare e Federatës Argjentinase të Futbollit (afa.org.ar), e cila kishte rënë viktimë e hakerëve, të cilët kanë shfryrë kështu dufin e tyre kundër trajnerit të kombëtares argjentinase.
Maradona po kalon momentin më të errët të karrierës së tij si trajner i Argjentinës; pas dy humbjeve kundër Brazilit dhe Paraguajit, Argjentina rrezikon të mos kualifikohet për në botërorin “Afrika e Jugut 2010”. Piratët ose pirati informatik ka lënë firmën e vet, ‘Kkr’. Kjo firmë nuk është e re në situata të tilla, pasi ka bllokuar edhe faqet e bashkisë së Buenos Airesit dhe të disa firmave të mëdha vendase.