E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushohet procesi gjyqësor ndaj Fatmir Mediut, ka imunitet

TIRANË- Fatmir Mediun e mbron mandati i deputetit që sapo ka marrë për tu gjykuar si i pandehur për tragjedinë e Gërdecit. Faktin juridik e ka bërë të ditur sot në seancë avokati i tij mbrojtës.

Kolegji Penal ka vendosur të pushojë çështjen në ngarkim të deputetit dhe ministrit, Fatmir Mediu, pasi tashmë është sërish person me imunitet. Sipas ligjit, atij duhet ti hiqet imuniteti në parlament që të procedohet.

Gjatë seancës në Gjykatën e Lartë, avokati ka kërkuar pezullimin e çështjes, duke paraqitur në Kolegj Penal mandatin e deputetit, që i jep Mediut imunitet dhe pengon vazhdimin e gjykimit.

Prokurori i çështjes në ngarkim të ish-ministrit të Mbrojtjes Fatmir Mediu, Sokol Stojani kërkoi rrëzimin e kërkesës së avokateve mbrojtës, të cilët kërkuan pezullimin e procesit gjyqësor. "Kërkesa për pezullim është e pabazuar ne ligj", u shpreh Stojani.



 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›