E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gratë mashtruese vjedhin 71-vjeçarin


ELBASAN- Dy gra rome nga Elbasani kanë mundur që të mashtrojnë një të moshuar nga Lazarati duke i marrë të gjitha paratë e shtëpisë. Historia ka nisur kur 71- vjeçari Mahmut Hiraj nga Lazarati kishte nisur të dyshonte se shtëpia e tij kishte magji dhe atij nuk do t'i ecte asgjë mbarë. Me të pyetur ai ka mësuar për dy gra rome nga Elbasani që mund ta ndihmonin për të hequr tersin. Huraj është takuar me gratë rome dhe ato i kanë premtuar që do t'i hiqnin magjinë dhe se atij do t'i shtoheshin paratë. Sipas policisë, Shpresa Brahimaj, me banim në lagjen "5 Maji" të qytetit të Elbasanit bashkë me një grua tjetër, ka arritur të mashtrojë 71- vjeçarin Mahmut Hiraj me banim në Lazarat të Gjirokastrës. Me pretendimin e një magjie, dy gratë rome i kanë hyrë në shtëpi dhe kanë arritur t'i marrin 150 mijë lekë duke i premtuar se do t'i largonin magjinë e do t'i shumonin paratë.. I moshuari ka bërë kallëzim në polici pasi ka mësuar se dy gratë i kishin vjedhur të gjitha paratë. Vetëm pas hetimeve është arritur tek emri i gruas nga Elbasani. Vetëm një natë më parë ajo është ndaluar nën akuzën e vjedhjes me anë të mashtrimit

 

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›