E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushojne ne Ndermenas, helmohen 6 femije

FIER - Ne plazhin e Hidrovorit ne rrethin e Fierit jane helmuar 6 femije. Gjate paradites se djeshme, femijet kane blere nga nje akullore ne pike shitjeje ambulante ne plazh dhe menjehere pas konsumimit te akullores gjendja e tyre shendetesore eshte perkeqesuar dukshem. Deshmitaret qe kane qene pushuar ne plazhin e Hidrovorit kur kane pare gjendjen e femijeve, te alarmuar kane kerkuar ndihmen e kalimtareve te rastit, per te shoqeruar drejt qytetit te Fierit 6 te vegjlit. Sipas plazhisteve, shenjat e para te femijeve, pasi kane ngrene akulloren jane te vjellat dhe keputja e trupit. Gjithashtu, burimet ne vendin e ngjarjes behet e ditur se keta femije kishin pothuajse nje jave qe frekuentonin plazhin se bashku me te afermit e tyre. Femijet jane shoqeruar per ne spitalin e Fierit, ku kane marre ndihmen e pare, ate te lavazhit dhe serumit dhe me pas, rreth pasdites se djeshme, kane lene spitalin per t’iu rikthyer jetes normale. Nderkohe i pyetur nga policia, tregtari ka deklaruar se akulloret kane qene te prodhuara ne ate moment dhe me qumesht vendi, duke siguruar se cilesisht akulloret kane qene te mira. Gjithashtu, pritet te filloje procesi i kontrollit te imtesishem te gjithe zones se Komunes se Ndermenas, per tregtimin e ushqimeve te pakontrolluara, duke pasur parasysh edhe temperaturat e larta qe po shoqerojne vendin tone gjate ketyre diteve. Policia rajonale siguron te gjithe pushuesit se kontrolli do te ushtrohet gjate gjithe zones se bregdetit te Darrezezes, Hidrovorit dhe Semanit, per te eliminuar keshtu te gjitha shitjet jo cilesore.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›