E Shtunë, 31 Tetor 2026

Prokuroria deshton me provat kunder Hamdi Haklajt

Tirane - Prokuroria deshton ne gjykate me provat kunder Hamdi Haklajt. Dje prokurori i ceshtjes, Milan Laskaj, u ka kerkuar togave te zeza te kryesuara nga ana e gjyqtarit Arben Kostandini, terheqjen e akteve ne ngarkim te pandehurit, duke hequr dore nga akuza e ngritur prej tij mbi 61-vjecarin. Terheqja e akteve eshte argumentuar nga ana e akuzes, per mungese te provave ne ngarkim te pandehurit Haklaj. Perballe pretendimeve te akuzes, mbrojtja u ka kerkuar togave te zeza shpalljen e pafajshem te klientit te tij, pasi asnjehere nuk u provua ligjerisht akuzat e ngritur ndaj klientit te tij. Pas kerkeses se bere nga ana e prokurorit, gjyqtari ka vendosur t’i ktheje aktet prokurorise, duke pushuar gjykimin ndaj Haklaj, i akuzuar per vepren penale te “vrasjes ne rrethana cilesuese”. Ngjarja per te cilen akuzohet Haklaj ka ndodhur me 10 qershor 2004. Sipas prokurorise, autori eshte hakmarre per vrasjen e vellait te vogel te tij, Ylli Haklajt. Ka qene ora 09:45 kur ne vendin e quajtur Qafa e Rumikut, prane lagjes Hoxhaj, te fshatit Kernaje, Hamdi Haklaj i ka zene prite viktimes Ram Hoxha, 69 vjec, nderkohe qe u plagos rende me nje plumb ne koke, mbesa e tij, Fatmira Zenel Hoxha, e cila vdiq tri dite me pas. Ate dite viktima, se bashku me gruan dhe disa te aferm te tij, ishin nisur per ngushellim ne nje vdekje, qe kishte ndodhur ne lagjen Hoxhaj, te fshatit Kernaje, ku banon edhe familja e Haklajve. 61-vjecari Haklaj, i cili ka fituar azil politik ne Suedi, do te hetohet serish nga prokuroria e Tiranes, per vrasjen e Ram Hoxhes. Ndersa prokurorise i duhet te hetoje ne gjetjen e provave per Haklaj, ne Gjykate te Tiranes ka startuar nje tjeter proces gjyqesor ne mungese, kesaj radhe per vrasjen e Halil Hoxhes, ne qender te Bajram Currit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›