E Shtunë, 31 Tetor 2026

Energjia, cmimi nuk do rritet ne 2008

Cmimi i energjise elektrike nuk do te pesoje asnje ndryshim gjate vitit 2008. Dje, zedhenesja e Ministrise se Ekonomise, Iva Tico, beri nje panorame te situates elektroenergjetike ne vend, pas problemeve me furnizimin me energji per shkak te remonteve, nderkohe qe theksoi se cmimi i energjise nuk do te rritet. “As Enti Rregullator i Energjise, as Qeveria, nuk po studiojne dhe nuk po programojne asnje skeme te rritjes se metejshme te cmimit te energjise elektrike", deklaroi Tico. Nderkohe, sipas saj, KESH ka siguruar prodhimin e energjise elektrike per kete periudhe, megjithate rezerva ujore e kaskades se Drinit po perdoret me kujdes maksimal, per me teper qe ne dy muajt e fundit prurjet kane rene ne nivele teper te uleta. Nga ana tjeter, temperaturat e larta te veres kane sjelle nje rritje te konsumit te energjise elektrike. Keshtu, sipas te dhenave gjate gjashtemujorit te pare ketij viti, furnizimi ka qene optimal, krahasuar kjo edhe vitin e shkuar. Konsumi i energjise elektrike per vitin 2007 ka qene 5.7 miliarde, ndersa per kete vit parashikohet 6.6 miliarde kilovat/ore. Rritja e menjehershme e konsumit, si rezultat i temperaturave te larta, ka shkaktuar edhe defekte ne nenstacione e linja ne zona te ndryshme te vendit, si dhe disa remonte te detyruara te linjave te tensionit te larte. Megjithate, mesohet se KESH-i ka arritur te prokuroje sasine e nevojshme te energjise elektrike per kete tremujor, duke garantuar furnizim maksimal gjate sezonit turistik, si dhe per periudhen e mbetur te vitit. Nderkohe, per sa i perket privatizimit te OSSH-se, Tico beri te ditur se ka hyre ne nje faze perfundimtare. Kater kompanite e parakualifikuara kane filluar procesin e due diligence-s, duke u njohur me te gjithe dokumentacionin teknik dhe financiar te kompanise. Gjithashtu, ato po vizitojne objektet e saj, me qellim qe te pergatisin ofertat e tyre qe do te paraqiten ne fillim te shtatorit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›