Denohet me 25 vjet heqje lirie nje nga djemte e “Rruges se Kavajas”
Tirane - Perplasjet e djemve te Rruges se Kavajes dhe asaj te Durresit, eshte mbyllur dje me denimin e njerit prej tyre me 15 vjet heqje lirie. Dje, Gjykata e Tiranes ka denuar Blendi Shehun, nje prej djemve te Rruges se Kavajas, qe akuzohet per “vrasje te dyfishte me dashje” dhe “armembajtje pa leje”. Sipas vendimit te dhene nga ana e togave te zeza, te kryesuara nga gjyqtari Martin Deda, i pandehuri Blendi Shehu, me 8 gusht te vitin 1999, se bashku me Adrian Brahimaj, i vdekur, kane shkuar te maskuar, kane hyre ne lokalin “Palma”, ne Rrugen e Durresit, dhe kane qelluar mbi 28-vjecarin Edgar Libohova, i cili ishte ulur ne nje tavoline te ketij lokali. Mos kontrolli i armes kane cuar edhe ne plagosjen e femijes 6-vjecar Angjelin Haxhi, i cili ka gjetur vdekjen pak minuta me vone. Sipas prokurorit, i pandehuri eshte konfliktuar me viktimen Libohova, pas nje perplasjeje te motorit te viktimes me mjetin e te pandehurit. Dy seanca me pare, prokurori u ka kerkuar rogave te zeza shpalljen fajtor dhe denimin e Shehut me burgim te perjetshem, denim nga i cili i pandehuri ka shpetuar, pasi gjykohej me gjykim te shkurtuar.