E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gjyqtaret e Delijogjit, Alibeaj kerkon “koken” e Spahiut

Tirane – Gjyqtaret te cilet liruan nga akuza Mihal Delijorgjin, jane bere shkak i nje perplasjeje mes ministrit te Drejtesise, Enkelejd Alibeaj dhe zevendeskryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu. Pas mbylljes se fjales se Presidentit, i cili i ka dhene kohe shqyrtimit te pikave te rendit te dites, Ministri i Drejtesise ka bere nje kerkese, e cila ka ndryshuar permbajtjen e rendit te dites per mbledhja e djeshme e KLD-se. Alibeaj ka kerkuar ngritjen dhe raportimin e Komisionit te Verifikimit te Mandateve mbi ligjshmerine e ushtrimit te detyres te Zevendeskryetarit te KLD-se, Kreshnik Spahiu. Shkak per kete kerkese, rezulton te kete qene ceshtja “Delijorgji” dhe inspektimi i tre gjyqtareve qe liruan Delijorgjin nga akuza e “kontrabandes me mallra”, te publikuara ne media. Ministri i Drejtesise, Enkelejd Alibeaj, i ka bere te ditur Keshillit te Larte te Drejtesise se zevendeskryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu ka tejkaluar kompetencat dhe ka paragjykuar ceshtjen e nje procedimi te mundshem te tre gjyqtareve ushtarake qe kane deklaruar te pafajshem Mihal Delijorgjin. Kerkeses se bere nga ana e ministrit, i eshte dhene prioritet nga ana e Presidentit te Republikes, Bamir Topi i cili eshte njekohesisht edhe Kryetar i Keshillit te Larte te Drejtesise. Kjo ka bere qe te gjitha pikat e tjera te rendit te dites te shtyhen per ne mbledhjen e radhes se keshillit. Gjate mbledhjes se djeshme eshte diskutuar mbi procedurat inspektuese ndaj gjyqtareve ushtarake te ceshtjes “Delijorgji”, e cila ka rezultuar te jete ne rregullsi te ecurise se saj, por qe per anetaret e KLD-se raportimi ne media dhe perifrazimet publicistike neper artikuj, kane transmetuar mesazhe shqetesuese dhe idene e konfrontimit mes pushteteve. Kundrejt ketyre pretendimeve te ngritura nga ministri, zevendes kryetari Spahiu ka argumentuar prononcimin e tij brenda tagrave dhe limiteve te lejuara nga vete pozicioni e i posacem brenda struktures se Keshillit te Larte te Drejtesise. Pas degjimit te dyja paleve anetaret e KLD-se kane votuar ne disfavor te pretendimit te Ministrit te Drejtesise. Dy kane qene dhe argumentet qe kane hedhur poshte pretendimin e ministrit. Sipas anetareve ne kete rast kemi te bejme me nje mungese te bazueshmerise ligjore mbi verifikimin e ushtrimit te detyres nga Komisioni i Verifikimit te Mandateve, dhe nga ana tjeter nuk kemi te bejme me asnje shkelje nga ana e Spahiut sipas pretendimeve te ngritura nga ana e ministrit. Pasi eshte rrezuar edhe kerkesa e Alibeaj per ngritjen e komisionit te vleresimit te mandateve KLD-ja ka degjuar edhe problematikat e konstatuara per veprimtarine e gjykatave shqiptare nga Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut. Agjentja qeveritare, Suela Meneri, e cila ishte ftuar ne kete mbledhje, raportoi dje perpara organit qeverises te gjyqesorit mbi nevojen e reflektimit ndaj disa ceshtjeve kunder Shqiperise, per te cilat, sipas saj, tashme shteti shqiptar eshte duke paguar nje fature te larte financiare. Kjo sipas agjentes Meneri, duhet te coje ne faktin se duhet te kete nje reflektim ndaj punes se gjykatave shqiptare. Pas degjimit te agjentes keshilli ka vendosur qe te shtyre per ne mbledhjen e radhes diskutimin mbi emerimin te nje anetarit te ri te gjykates se Apelit per Krime te Renda, dy inspektoreve te KLD-se, si dhe mbi masat disiplinore per tre gjyqtaret qe liruan Delijorgjin ne vitin 2006 nga akuzat.

Keshilli i Larte i Drejtesise votoi dje mbi vazhdimesine e trajnimit fillestar te Shkolles se Magjistratures, ne te cilen, ne fillim te vitit te ardhshem akademik do te kene mundesine per t’u pergatitur tete kandidate per magjistrate ne profilin “gjyqtar”. Hapja e Magjistratures per profilin gjyqtar hapet pas dy vitesh pezullim, pasi nuk kishte vende te lira per gjyqtare ne perfundim te tre viteve shkolle.

Drejtesia jo politike

Presidenti, Bamir Topi ka bere te ditur dje gjate mbledhjes se KLD-se se problemet politike te nje shteti, ne asnje rast nuk duhet te infektojne sektorin e drejtesise. Drejtesia sipas tij bazohet ne parime universale, te cilat vlejne ne cdo kohe, pasi parimi nuk pranon as medyshje, as shkallezim.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›