Pushtetarët i aneksojnë pronën, tenton të hidhet nga kati i pestë
08/04/2010 Së bashku me tre fëmijët durrsaku kërkon rikthimin e tokës nga ministria
TIRANE- Nuk ka mundur të zgjidhë për vite me radhë çështjen e pronës në Shkozet dhe ka gjetur si mënyrë të vetme për të tërhequr vëmendjen, protestën mbi tarracën e një pallati 6-katësh përballë Ministrisë së Drejtësisë. Ka qenë ora 13:00 kur 52-vjeçari Ferit Haxhia nga Durrësi, së bashku me tre fëmijët e tij, dy çunat dhe vajzën është parë mbi ndërtesën 5-katëshe që ndodhet përballe Ministrisë së Drejtësisë. Gjithçka ka zgjatur rreth 30 minuta, ndërsa u desh një negocim midis tij, drejtorit të policisë Tonin Vocaj dhe sekretarit të përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë Florian Nuni që ta binde 52-vjeçarin së bashku me tre fëmijët e tij, që të largohej nga tarraca e pallatit. Pasi i është dhënë garanci se ai do të pritej nga një përfaqësues i Ministrisë së Drejtësisë, për t’i bërë të ditur problemin e tij, Haxhia ka pranuar të zbresë nga pallati, duke u shoqëruar nga punonjësit e policisë që kishin rrethuar zonën. 52-vjeçari durrsak së bashku me tre fëmijët është shoqëruar për në ambientet e Drejtorisë së Policisë së Tiranës ku ka dhënë deklarime në lidhje me ngjarjen. Haxhia mësohet të ketë deklaruar se kishte ndërmend të protestonte në kërkim të pronës, por që në fillim ka mohuar se kishte ndërmend të hidhej nga ndërtesa. Pas dhënies së deklarimeve, Ferit Haxhia së bashku me drejtorin e policisë së Tiranës Tonin Vocaj janë paraqitur në Ministrinë e Drejtësisë, ku kanë takuar sekretarin e këtij institucioni Florian Nunin. Ky i fundit është njohur me problemin që Haxhia prej 17 vitesh ka me një sipërfaqe toke prej rreth 25 mijë metra katror që ndodhet në Shkozet të Durrësit. Sipas deklarimeve të 52-vjeçarit sipërfaqja tokësore ku në kohën e komunizmit janë ndërtuar disa magazina të Ndërmarrjes Bujqësore, i përket familjes së tij. Për të provuar këtë ai ka paraqitur edhe dokumentacionin përkatës. Mirëpo kohët e fundit ndërtesat janë privatizuar nga disa persona që sipas Haxhisë janë të veshur me pushtet. Ai në vitin 2002 i është drejtuar gjykatës së qytetit të Durrësit, por kjo e fundit ka hedhur poshtë kërkesën e tij, çka ka sjellë që Ferit Haxhia t’i drejtohet me letra Ministrisë së Drejtësisë. Duke mos marrë një përgjigje nga punonjësit e këtij institucioni, Haxhia ka preferuar që hallin e tij ta bëjë publik, duke protestuar në tarracën e pallatit që ndodhet përballë Ministrisë së Drejtësisë. Fillimisht ai i është drejtuar shkallëve të pallatit dhe pasi është ngjitur në katin e pestë, ka vënë re se dera e vogël që të çon në tarracën e pallatit ka qenë e hapur. Prej këtij momenti Haxhia, ka dalë në tarracë ku me një pankartë, ka kërkuar që ministria të marrë parasysh problemin e tij.
Deklarate e familjarëve
Bashkëshortja e 52-vjeçarit, Marjana Haxhia, është shprehur se ishte në dijeni se bashkëshorti do të ndërmerrte një akt të tillë, por mohoi të kishte dijeni për ditën se kur do të ndodhte kjo gjë. Ndërkohë që vëllai i Ferit Haxhisë është shprehur se para disa vitesh kanë bërë gjyq, por e kanë humbur pasi personat që kanë rrëmbyer tokën janë me pushtet. Sipas tij, korrupsioni ka bërë që familja Haxhia të humbë të drejtën e fitimit të truallit. Pushtetarët kanë dhënë para, me qëllim që të fitonin betejën e drejtësisë me Ferit Haxhinë.
Reagimi i ministrisë
Lidhur me ngjarjen e djeshme ka reaguar edhe Ministria e Drejtësisë, e cila sqaron se i ka kërkuar shtetasit Ferit Haxhia, që ky i fundit t’i adresojë asaj një ankesë me shkrim si dhe të depozitojë zyrtarisht të gjitha dokumentet që disponon rreth objektit që ai pretendon në mënyrë që të fillojë një hetim administrativ, kjo për sa i takon kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë. Sipas ministrisë, Haxhisë i është hequr e drejta e privatizimit që në vitin 1993, kur ai ka aplikuar për të qenë një nga personat që do përfitonin nga privatizimi i objekteve.