Universitetet, skemë e re financimi me kupon
08/04/2010 Marrjen e kuponëve do ta gëzojnë studentët më rezultatet më të larta
Për ata me rezultatet të ulëta do të ketë lehtësira të tjera
Universitetet do të financohen nëpërmjet një skeme të re, e cila parashikon dhënien e mbështetjes financiare për kandidatët me rezultatet të larta, si dhe kushte të tjera lehtësuese për studentët me rezultatet më të ulëta. Sipas modelit të ri të propozuar, është vendosur që financimi i studimeve të larta të përfshihet në një kupon, që do t’u jepet studentëve. Përfitues të këtij kuponi nuk do të jenë të gjithë personat që duan të ndjekin shkollën e lartë, por vetëm ata që do të arrijnë rezultate të larta, në saje të kritereve të pranimit që do të aplikojë çdo program studimi, të cilëve do t’u mbulohen shpenzimet e studimeve të larta. Ndërsa studentët që nuk do të përfitojnë kupon do të duhet t’i mbulojnë vetë të gjitha shpenzimet për ndjekjen e degëve të caktuara. Sipas këshilltarit të Kryeministrit për arsimin, Bardhyl Musai, ky model financimi synon të zbatojë parimin se paraja ndjek studentin, duke përmbushur arritjen e 5 objektivave kryesorë: kontributi në rritjen ekonomike, efecienca, barazia, qeverisja dhe qëndrueshmëria fiskale që duhet të shoqërojë sistemin universitar.
Karakteristikat kryesore e këtij modeli është se u jep studentëve lirinë e zgjedhjes së programeve, duke u siguruar atyre të drejta të barabarta, ndërkohë që e bën arsimin e lartë më të shumëllojshëm dhe u përgjigjet kërkesave të studentëve nga njëra anë, dhe atyre të tregut nga ana tjetër. Ndërsa burimet e financimit do të shumëfishohen, duke qenë se do të sigurohen nga buxheti i shtetit (taksapaguesit), prindërit, studentët dhe institucione të tjera filantropiste. Sistemi funksionon duke u dhënë studentëve nga një kupon, i cili ka një vlerë të caktuar për shpenzimet e studimit në arsimin e lartë. Madhësia e vlerës përcaktohet nga lloji i studimeve që do të ndiqen. P.sh., studimet në një degë të shkencave sociale kushtojnë shumë më lirë se ato të shkencave mjekësore. Sipas këtij modeli, programet e studimit grupohen në disa shporta, sipas kostos së tyre. Ndarja e këtyre kuponëve do të përcaktohet nga fondet që do të mblidhen për secilin program.
Lidhur me këtë tregues pohohet se nëse i gjithë buxheti u shpërndahet të gjithë studentëve aplikantë, atëherë është e qartë se këta kuponë nuk përballojnë koston reale të shpenzimeve për studime, për pasojë nuk garantohet cilësia dhe mund të jetë e papërballueshme për disa studentë të kompensojnë pjesën tjetër të shpenzimeve. Por ky numër përcaktohet teknikisht në varësi të buxhetit dhe më pas shpërndahet sipas programeve të studimit, bazuar në kërkesat e studentëve, por edhe të nevojave që ka shteti për disa programe studimi që mund të mos jenë të parapëlqyera shumë nga studentët.
Kostoja e degës
Sistemi i ri i financimit do të funksionojë duke u dhënë studentëve nga një kupon, i cili ka një vlerë të caktuar për shpenzimet e studimit në arsimin e lartë. Madhësia e vlerës së kuponit do të përcaktohet nga lloji i studimeve që do të ndiqen. Për shembull, studimet në një degë të shkencave sociale kushtojnë shumë më lirë se ato të shkencave mjekësore. Në modelin e ri të propozuar, programet e studimeve të larta do të grupohen në disa shporta, në varësi të kostos së tyre. Megjithatë, jo të gjithë studentët do të përfitojnë këta kuponë. Ndarja e tyre do të kushtëzohet nga rezultatet individuale që do të arrijnë në secilin program.
Ndarja e kuponëve
Shpërndarja e kuponëve do të kushtëzohet jo vetëm nga rezultatet që duhet të arrijë secili student, por edhe nga sasia e parave që shteti do të vërë në dispozicion të arsimit të artë. Kjo skemë përcakton se do të përfitojnë ata që kanë rezultate më të larta dhe ata me rezultate më të ulëta do të duhet të financojnë vetë studimet e tyre. Ndërsa studentët jopërfitues të kuponëve duhet të përballojnë vetë shpenzimet përmes lehtësirave të ndryshme, si kreditë me interesa të favorshme, ku shteti do të jetë garant duke marrë përsipër shlyerjen vetëm të interesave, për të mbështetur edhe këtë kategori.