Gerard Butler rreh një fotograf

Protagonisti i filmit "300", Gerard Butler, është nën hetim, pasi akuzohet se ka sulmuar një fotograf. Pas sulmeve të shpeshta midis njerëzve publik dhe fotografëve, njëri prej tyre ka guxuar dhe ka denoncuar në polici aktorin Butler, 38 vjeç, me akuzën se e ka goditur disa herë me grushta.
Avokati i aktorit, i kontaktuar nga policia nuk është përgjigjur në telefon për të sqaruar ngjarjen. Disa revista në SHBA, shkruajnë se fotogarfi po e ndiqte Butler me makinë e tij, pasi e kishte parë të dilte nga një bar në Los Angeles.
Paparaci ka shpjeguar në polici, se Gerard e ka tërhequr nga makina duke e goditur vazhdimisht, rezultati, përfundimi në spital.
Tani yllit të Hollywood-it nuk i ngelet gjë tjetër por të përballet me drejtësinë.