Çmimin Nobel për letërsi shkon në Francë

Stokholm, 9 Tetor, 15:40, NOA- Novelisti francez Jean Marie Gustav Le Clezio ka fituar çmimin Nobel për letërsi.
Sekretari i përhershëm i Akademisë Suedeze Horace Engdahl, ka njoftuar përzgjedhjen, duke lavdëruar Le Clezion për novelat e tij aventuriere, esetë dhe literaturën për fëmijë.
- Me çmimin Nobel për letërsi është shpërblyer shkrimtari francez Jean –Marie Gustave Le Clezio, autori i “Nisjet e reja”, “Aventura Poetike” dhe “Ekstaza qendrore- një gjurmues i njerëzimit pas dhe para civilizimit të aktual - ka thënë Engdahl.
Çmimi prej 1. 4 milionë dollarësh i jepet një shkrimtari francez për herë të parë që nga viti 1985.
Në listë, prej vitesh është edhe shkrimtari shqiptar Ismail Kadare, por duket se do të qëndrojë gjatë në këtë listë.
c.a/NOA