Barton, kritikon Victoria Beckam

“Victoria Beckam një ikonë e stilit? Cfarë është kjo shaka apo si.”, deklaratw kjo e aktores Mischa Barton.
Në një intervistë për revistën angleze “Sun” aktorja ka thënë se nuk e konsideron aspak, gruan e David Beckham, si një shembull që duhet ndjekur aq më pak në fushën e modës. “ Nuk më duket një grua elegante, apo me një sharm të vecantë” tha ajo. Pastaj shtoi: “ Mendoj se njerëzit pëlqejnë më shumë një njëri nga aparenca e jashtme, se si vishet se sa si është në të vërtetë”.
Sulme të drejtëpërdrejat dhe të hapura nga ana e aktores angleze. Mischa nuk fal dhe me të drejtë. Vjaza në vitet 2005 dhe 2006 ka fituar titullin si gruaja më hot dhe sexy i jetset. Ndoshat mendon se ka më shumë sharm se Spice Girl për të qënë ajo ikona e modës.