E Diel, 1 Nëntor 2026

Pushteti i katërt, i vetëm në parimet demokratike përballë sulmit të ashpër të pasuesve të diktaturës

/>Nga Besi BEKTESHI
Nuk është fjala vetëm për gjobat e vëna ndaj gazetës SOT, nuk është fjala për grumbullim masiv të saj, sepse nuk duhen të lexohen fajësitë fondaconiane dhe nuk është fjala për sulmet hakeriane të ëebsit-it të pikërisht kësaj gazete. Fjala këtu është te alergjia, inati dhe shpërthimi i dhunës nga institucione, parti dhe individë ndaj pa-anshmërisë dhe të drejtpërdrejtës që gazeta SOT natyrisht përfaqëson. Është e rrallë që një media të mos mbajë periz në kritikat e saj si për liderët respektivë të maxhorancës dhe minorancës. Është e rrallë që një media dhe e shkruar të mos varet politikisht dhe financiarisht nga grupime dhe grupskula politike dhe ekonomike me bazament të dyshueshëm financiar. Po ashtu, është tepër e rrallë që një media dhe e shkruar të vazhdojë me këmbëngulje të përballet me sulme dhe presione, por edhe me elementë të sulmit mafioz dhe të mos tërhiqet në konseguencën e saj, për të ndjekur rrugën e demokracisë dhe fjalës së lirë e të pavarur. Në fakt ky është pushteti i katërt. I vetmi që mundohet të luajë rolin e pranuar që në vitet 90-të, e që ka në bazë lirinë e demokracinë, fjalën e lirë të pa censuruar dhe opinionin e tillë, por edhe kritikën ndaj sistemeve okulte dhe të reminishencës së pa diskutueshme që kemi nga diktatura. Ka edhe televizione dhe radio, por edhe gazeta që mundohen të jenë vërtetësisht pushtet i katërt dhe jo zgjatime të pushtetit ekzekutiv dhe opozitar. Por jemi në vitin 2009-të dhe duket se ka shumë prej tyre realisht të aneksuar si nga pushteti i maxhorancës dhe po ashtu nga pushteti i minorancës, e cila ka edhe ajo pushtetin e saj të aplikuar fuqishëm. Kemi televizion kombëtar që jeton me lekët e taksapaguesve shqiptarë që është më keq se në diktaturë, kur sëpaku thuhej se është një vegël e propagandës së diktaturës së proletariatit. Kurse sot lekët për TVSH-në Publik merren nga xhepat e publikut dhe ai i bën reklamë pushtetit të një maxhorance apo edhe anekseve të saj që janë në parlament dhe drejtësi apo edhe në sisteme të tjera pushtetesh të parë dhe të dytë, por edhe të tretë. Krejtësisht i aneksuar dhe me qëndrim një anë mbajtës media që shpenzon më shumë financa dhe që prodhon më pak në krahasim me të tjerët, nuk ka ndonjë dallim të madh nga e djeshmja. Ai është një element i thjeshtë, që tregon se demokracia nuk funksionon realisht. Janë edhe dy TV Kombëtarë që tashmë janë aneksuar fuqishëm në dy krahët e politikës duke kritikuar respektivisht aty ku nuk varen dhe ku marrin urdhra dhe financa, apo benefice të natyrave të ndryshme. Ka edhe të tjerë më të vegjël që kanë po të njëjtën linjë. Por ka edhe të tjerë të pavarur që lodhen, duke mbajtur drejtpeshimin e tyre real të pavarur, sepse punojnë në terren të minuar. Kur nga kreu i maxhorancës sulmohet shtypi dhe gazetarët dhe arrihet deri aty sa të konsiderohen edhe injorantë çpret më tepër. Natyrisht për të ditur banalitete të tilla që matin rritjen ekonomike, çdo gazetari do të mjaftonte të bënte copi-paste diku në ndonjë sit zyrtar të huaj dhe do të përgjigjej saktë, por jo.... i duhet vetë Kryeministrit të tallet me median dhe gazetarë të tillë që ndoshta kanë qeshur në atë moment të jashtëzakonshëm sulmi pushtetëror. Por Berisha është i qeshur me gazetarët dhe këtu mbase është dhe trendy, kurse kreu i opozitës është shpesh herë dhe nervoz me to, por dhe tepër arrogant, natyrisht kur mërzitet. I mirë apo i keq, pushteti i katërt është më i liri edhe pse sulmohet në shumë raste. Prej tij është e mundur që të merren vesh shumë poshtërsi të ndryshme ekonomike dhe financiare dhe po ashtu edhe politike. Dikush i nxjerr këto poshtërsi edhe pse një shumicë mbyllin si sytë dhe hundë e veshë nga varësitë politike dhe pronësie që kanë me pushtetet më sipër dhe rreth rrotullakët e tyre në ekonomi. Ka edhe pushtet të katërt të dobët dhe me target pushtllekun për të nxjerrë lekë. I tillë pushtet vendos gjoba aty ku e tolerojnë për të përfituar financa për mbylljen e gojës dhe kjo është patjetër një formë e huazuar nga partitë dhe fondacione të ndyta që jetojnë akoma në këtë vend dhe që kanë origjinë marksiste-leniniste.
Ka përgjegjësi pushteti i katërt dhe sidomos ai që është dhe mban veten për të pavarur, për të mos jetuar me aksesin që ju jep fytyrave të politikës shqiptare. Median në Shqipëri e kanë në shumë raste si tellalle të madhe të individëve të pushtetshëm dhe lekëve të pushteteve okulte, duke e zbythur në qoshen e lajkatarit të madh në një anë dhe kalinës që leh në anën tjetër. E për ti krijuar dhe komoditet kanë sulmuar gazeta, radio dhe disa televizione që nuk binden apo nuk kanë varësi. Natyrissht që është vështirë të jesh pushtet i katërt aty ku tre të parët nuk janë të ndarë. Si mund të jesh pushtet i katërt kur ka 18-të vite që pushteti ekzekutiv që në fakt duhet të jetë nga fundi, duke qenë se është pushtet maxhorance ka përpirë gjithmonë edhe pushtetin legjislativ, dhe atë gjyqësor?!! Kur nuk dallohet mirë edhe pozicioni opozitar, atëherë është akoma më keq. Kur të tre pushtetet e mësipërme veprojnë nën urdhra të përbashkëta dhe të përfaqësuar nga individë të dalë nga një derë apo politikisht të anësuar, si ka mundësi i vetëm, pushteti i katërt që është media, të ketë aftësi të pakufishme të lirisë dhe demokracisë që përfaqësohen nga pa-anësia dhe liria deri në maksimumin etik dhe moral?! Sa taksidarë dhe prokurorë-policë, por edhe institucione të ndryshme kanë bërë sulme ndaj të pa bindurve medatikë??! Sa të duash për gjatë 18-të viteve. Gazeta SOT është pikërisht një ndër mediat që nuk preket nga virusi i shitjes masive në një maxhorancë, pushtet apo individ politik, por gjithashtu nga virusi i varësisë nga një fondacion që shprehet jo politik, por është qëllim mbërritës financiar dhe padyshim pastaj edhe politiko-mafioz. Në fakt e gjithë kjo që dua të them është se sulmi ndaj shtypit realisht të lirë është sulmi që kryhet nga pasuesit e diktaturës që mutacionin (ndryshimin) e kanë element të mbijetesës personale dhe targetin për ndryshimin kolektiv, me qëllim mbijetesën e rrënojave dhe kopukëve të rinj e të vjetër të diktaturës. Emra dhe mbiemra të këtyre pasuesve, pikërisht kjo gazetë ja ka nxjerrë publikut, por metoda e goditjes së shtypit dhe media-s në përgjithësi, ka qenë e shoqëruar edhe me lekët dhe financat e mëdha në simotra, që jetën e kanë të ndarë nga liria dhe ajo që quhet demokraci.
Po ti shtosh kësaj edhe metodën që flit sa të duash dhe nxirr fakte sa të duash se nuk na bëhet vonë me që tre pushtetet i kemi në dorë, atëherë kuptohet qartë se në çfarë qerthulli jemi, edhe në vitin 2009-të. Megjithatë sistemi ku kemi hyrë dhe që shërbëtorët e diktaturës dikur, dhe ato që janë të dashuruar edhe tani me të, e përdorin si të ishte diçka natyrore e vazhdimit të sistemit të vjetër, ka për të bërë punën e tij. Ka për ta bërë, se fatmirësisht nuk janë mbaruar dhe shterur energjitë e shumë njerëzve që demokracinë që në atë kohë, por edhe në 90-ën, nuk e kanë pasur demokracinë me opsion por me pasion, dhe sa do të ky pasion të goditet, ai nuk mund të vritet.

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›