Zgjidhje tjetër për gazin
Presidenti i Rusisë, Medvedev, tha të dielën në mbrëmje në televizionin rus se marrëveshja për gazin, e negociuar nga BE-ja midis Rusisë e Ukrainës nuk ka vlerë. Putin e quajti atë të papranueshme. BE-ja ftohet për bisedime.
Presidenca ende e re çeke e BE-së arriti një sukses të parë: në bazë të një marrëveshjeje të negociuar, gazi rus pritej që për pak ditë të rridhte prapë në Evropën që vuan nga të ftohtët. Kjo do të gëzonte shumë njerëz - para së gjithash në Evropën Juglindore, të cilët i shqetësoi shumë seriozisht ditët e fundit konflikti ruso-ukrainas i gazit. Ky ishte lajmi i mirë.
Lajmi i keq është se kjo marrëveshje u quajt papritur e pavlefshme të dielën në mbrëmje nga Rusia. Është herët të thuhet se mosmarrëveshjet midis Moskës dhe Kievit kanë marrë fund. Sepse Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka deklaruar tashmë se Rusia do ta ndërpresë sërish furnizimin me gaz, në qoftë se Ukraina do të devijojë sërish gaz nga gazi transit për konsumin e vet.
Pasiguria e furnizimit të Evropës me gaz
Por nuk është vetëm kritika ruse, për vjedhjen e supozuar të gazit nga ana e Ukrainës, kritikë e cila mund të verifikohet të paktën përmes pranisë së Komisionit Ndërkombëtar të Kontrollit - ajo që e bën edhe në të ardhmen të pasigurt furnizimin e Evropës me gaz rus. Ky furnizim është përkundrazi i rrezikuar më tepër nga fakti, që nuk është zgjidhur ende konflikti fillestar midis Ukrainës dhe Rusisë për çmimin e gazit, për shpenzimet e transitit si dhe për borxhet e supozuara ukrainase për gaz rus tashmë të lëvruar.
Si duhet të veprojë BE-ja në këto kushte?
Marrëveshja transit ishte në këto rrethana vetëm një pauzë në konfliktin ruso-ukrainas për gazin dhe BE-ja duhet të bëjë tani më tepër, për të mundësuar një zgjidhje të mosmarrëveshjes.
Në radhë të parë, BE-ja duhet të pranojë se vetëm duket qenë vërtet i bashkuar do të arrijë që t'i zërë vend fjala. Aksionet e izoluara nacionale për të siguruar furnizimin me energji duhet të marrin fund. Njerëzit që vuajnë nga i ftohti në Evropën Juglindore ishin paralajmërimi i fundit për të gjithë Evropën se ku çon një varësi shumë e madhe nga një ofrues. Kjo aq më tepër kur vuajnë nga të ftohtët edhe shtete si Hungaria dhe Serbia, të cilat kohët e fundit janë treguar shumë të bindura ndaj interesave ruse të biznesit në sektorin energjitik.
Së dyti, si adresat e gazit rus, BE-ja duhet t'i bëjë të qartë Moskës dhe Kievit, që të përfshihet të paktën si vëzhgues në negociatat midis Ukrainës dhe Rusisë. Të dyja palët i luajtën në kurriz të Evropës lojërat e tyre politike dhe financiare. Me këtë ato humbën shumë besim në Evropë.
Së treti, nga ky shkak BE-ja duhet të synojë në negociata që të krijojë struktura transparente dhe të qarta në transitin e gazit. Për Kryeministrin çek Topolanek dhe presidencën e radhës të BE-së të drejtuar prej tij mbetet pra ende shumë për të bërë.