E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushteti, qeveria, pasuritë dhe mafia kombëtare

Nga Kledian Lula

Krejt i braktisur edhe prej qeverive e shteteve të vendeve të Botës së Tretë, kryeministri dështak e demagog Sali Berisha, rekordi i mashtrimeve dhe krimeve politike, ekonomike, financiare, ligjore, qeverisëse e njerëzore, prej 3 muajsh nuk ka patur asnjë ftesë zyrtare prej qeverive që kanë në dorë 27 çelësat e portës së BE për Shqipërinë. Që pas zgjedhjeve të 8 majit, zyrat e qeverisë SALI-ILIR, nuk i ka shkelur asnjë personalitet i BE e SHBA, përveç disa euro-deputetëve lolo, me profil biznesmenësh, që vijnë në Shqipëri dhe bëjnë deklarata komike PRO SALI, sa herë që në Shqipëri ka privatizime e tendera ekonomikë strategjikë. Pse? Sepse pushteti, qeveria, kupolat e PD e LSI, vetë kryeministri SALI dhe ortaku i tij në pushtet META, janë zhytur zyrtarisht e familjarisht deri në majë të hundës në korrupsion.

Saliu, i shpërfillur

Pa asnjë vëmendje, i gjendur në vetmi, i shpërfillur deri në injorim banal, i sponsorizuar nga kompanitë klienteliste të pushtet-familjes, kryeministri Sanço-Panço Sali Berisha, guxoi e shkoi në SHBA. Qëllimi i tij nuk ishte mbledhja e Sesionit të 66-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara, por përpjekja komike për të bërë ndonjë foto me krerët, me ish-krerët dhe kongresmenë të shtetit amerikanë, për ta patur e përdorur si kartë mbështetje në sy të opinionit dhe përballë opozitës shqiptare. Qëllimi i SALIUT, për të shkuar në SHBA, nuk ishte lidhja ekonomike me biznesin amerikan, por bërja e një albumi fotografik me shtrëngime duarsh dhe disa video-pantonima bisedash fiktive, të cilat kërkon ti përdor si spot publicitar përfilljeje prej shoqërisë së biznesit dhe qeverisë së SHBA.

SALIU, prej 2 vitesh, veçanërisht pas 21 janarit 2011, ka mbetur vetëm me Ilir Metën dhe me ministrat e tenderave të rrugëve, shkollave, trafikut të armëve, hidrocentraleve, kromit, Gërdecit dhe skrapit të ish-ndërmarrjeve ekonomike, që i ktheu në gërmadha në vitet 1992-1997. Tashmë, i gjendur i shpërfillur deri në heqje dhe nga axhendat e ftesave protokollare të nivelit të aktiviteteve të fundit, Sali ka marrë rrugët në kërkim të rikthimit të personalitetit të humbur.

Berisha-Meta, me PD e LSI familjare 

Ky pushtet është paralizuar, ka një qeveri të dalë jashtë funksioni. E vetmja qeverisje që bëhet prej PD-LSI, pra prej ortakëve SALI-ILIR është zhvatja e ekonomisë, hartimi i ligjeve në shërbim të forcimit, zgjerimit dhe mbrojtjes së interesave e krimeve që po bëjnë nëpërmjet keqpërdorjes së pushtetit. Humnera politike, programore, qeverisëse dhe penale, ku ka rrëshqitur e po rrokulliset lidhja politike PD-LSI dhe pushteti i tyre qeverisës, kanë krijuar në mënyrë të shpejt e të pa frenueshme, boshllëkun e drejtimit të vendit deri në çerdhet e fëmijëve. Në situatën aktuale, pushteti PD-LSI, për shkak të degradimit prej prepotencës e harbutërisë politike, ligjvënëse dhe prej abuzimit financiar me qeverisjen, ka humbur totalisht mandatin e të drejtës morale e politike, për të qeverisur vendin dhe shqiptarët. Dy krerët e pushtetit Berisha-Meta e kanë kuptuar bindshëm, se nuk mund të ndryshojnë dot asgjë në cilësinë e qeverisjes së tyre, madje as në favor të rigjenerimit politik dhe moral të parti-pronave PD e LSI. Sepse degjenerimi i këtyre forcave politike në të gjithë qelizat, ka fituar përmasat maksimale të një gangrene, aq sa kurimi kërkon jo vetëm kohë, shumë kohë, por së pari, mendësi dhe njerëz të rinj. Këto potenciale politike ekzistojnë brenda PD e LSI, por nuk lejohen të dalin në skenë, nuk pranohen të jenë pjesë e drejtimit të tyre, mbasi kryesitë e këtyre dy partive, janë pronë e sulltanëve të tyre Berisha-Meta dhe funksionojnë si banda politike, ekonomike, financiare, si prona familjare e krahinore. Këto kupola partiake familjare e klanore, që kanë uzurpuar PD e LSI, kanë parcelizuar administrativisht e gjeografikisht pushtetin e vjedhur, duke e kontrolluar atë si biznes të tyre personal. Prej 20 vjetësh, në PD-në e krimit politiko-ekonomik e njerëzor dhe prej 7 vjetësh, në LSI e blloqeve të koncensioneve e tenderave të skrapit, janë ngulur e sundojnë në krye pronarët SALI-ILIR të këtyre 2 parti-familjeve. Këta nuk u hapin rrugë askujt tjetër, për ta pranuar qoftë edhe si mendim, sepse gjithçka nis dhe realizohet brenda kupolave PD-LSI, kryesi dhe struktura të të cilave janë familjet, klanet e shërbëtorët.

SALI-ILIR, xhambazët që po lënë Shqipërinë jashtë BE

Shqipëria dhe shqiptarët gjenden përballë një realiteti test me mundësi dështimi përballë BE në dhënien e statusit të vendit kandidat, për shkak të qeverisjes së dështuar e të inkriminuar të aleancës PD-LSI dhe për shkak të politikave sunduese private e pirate të xhambazëve SALI-ILIR. Ka një realitet që po e rëndon keqas këtë vend në rrugën e tij për pranimin në BE. Drejtuesit më të lartë të KiE dhe BE, kanë lëshuar në tavolinën e qeverisë, bombën për mos hapjes e portës së mos dhënies së statusit, si vend kandidat, në rast se nuk zbatohen rregullat e lojës së hapur demokratike, të institucionalizuar me opozitën, duke patur në themel plotësimin efiçent e jo fiktiv, të detyrimeve të vendosura prej BE. Fjala këtu, nuk është thjeshtë për votën e PS dhe opozitës në parlament. Shqetësimi i BE dhe krejt ndërkombëtarëve që kanë lidhje me integrimin europian të Shqipërisë, qëndron në realitetin e hidhur, që oligarkia monarkike, politiko-financiare në pushtet e përqendruar në duart e dyshes SALI-ILIR, po vazhdon të zbatoj politika denigruese, në kahje të kundërt me rekomandimet e BE. Pushteti, ligjvënia mazhoritare, kabineti qeveritar dhe administrata e lartë ekzekutive, përbëhet nga politikanë e ministra të korruptuar, të cilët nuk dëshirojnë dhe nuk kanë asnjë vullnet, qoftë edhe protokollar, për miratuar ligjshmëri funksionale, administratë profesionale e me integritet, gjykata e drejtësi të pavarur, e mbi të gjitha zgjedhje të lira. Pse? Sepse ky pushtet, kjo strukturë qeveritare krimi ekonomik që po drejton vendin, ka frikë nga ndëshkimi i ligjit. Pushtet-Klika SALI-ILIR, po bllokojnë integrimin, sepse integrim do të thotë shtet ligjor dhe shtet ligjor do të thotë ballafaqimin e kësaj klike mafioze zyrtare me ligjin, për të dhënë llogari, për gjithçka kanë bërë në raport me jetët e shqiptarëve, me opozitën, me ligjin, me pasuritë dhe interesat kombëtare, me financat e shtetit etj.

Shqipëria, rekord krimesh e broçkullash të kryeministrit

Shqipëria është rekord i krimit të organizuar dhe i deklarata-broçkullave të kryeministrit Sali Berisha për rritje ekonomike, për turizëm, për mjedise, për demokraci rekord në botë. Në fakt, pas kësaj propagande komike e mjerane, maskohen trafiqet intensive e masive, që kanë si tutor e përfitues krerët e pushtetit dhe qeverisë SALI-ILIR. Këto  paraqesin një tablo blozë, konfirmuar me informacione zyrtare edhe nga kabllogramet investiguese të SHBA. Përdorja e pushtetit prej familjes kryeministrore, nënshtrimi i shtetit prej klaneve mafioze, terreni i lirë për krimin e organizuar zyrtar, drejtësia e penalizuar dhe e lidhur me pushtet-politikën, po dëshmon përditë, se në qëndrimet e këtij pushteti klanesh e familjesh, nuk ka asnjë grimcë vullneti, për të vendosur e zbatuar shtetin ligjor. Kupola SALI-ILIR që kontrollon qeverisjen, nuk po tregon asnjë shenjë reagimi edhe para edhe pas kabllogrameve, edhe pas raporteve alarm të ndërkombëtarëve, edhe pas shpërfilljes prej tyre, edhe pas krizës së madhe politke, ekonomike, institucionale e kriminale që ka pllakosur vendin, edhe pas ultimatumeve të BE, për bllokim të Statusit si vend kandidat. Përkundrazi, pushtet-klika vazhdon të funksionojë, si bandë

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›