E Diel, 1 Nëntor 2026

Europës i mungon një sistem qeverisje që mund t’i bëjë ballë krizës

21-09-2011 / Revista “Stratfor”

Ri-publikojmë një analizë të marrë nga numri i fundit i “Stratfor”, 16 shtatorin e kaluar, ditë në të cilën sekretari i Thesarit, Timothy Geithner mori pjesë për herë të parë në një mbledhje të Ecofin, një forum ku mblidhen ministrat e thesareve dhe të financës së eurozonës. Në momentin e publikimit të analizës, takimi Geithner – Encofin duhej ende të zinte vend.
Sekretari i Thesarit amerikan, Timothy Geithner, do të mbërrijë të premten në Poloni për të takuar ministrat e financës së eurozonës. Në bazë të informacioneve që ka Stratfor, kjo është hera e parë që sekretari i Thesarit amerikan pranohet në tavolinë. Një kthesë e tillë nuk është e çuditshme; eurozona është një krijim politik, e cila është krijuar me qëllim që të konkurrojë dollarin amerikan. Arsyeja për këtë ndryshim kursi nga ana tjetër nuk duhet të habisë: euro po jeton një moment në të cilin po lan hesapet me dështimet e saj, pasoja që do sjellin dhuntinë e një recesioni të ri. Shkëmbimi i shënimeve për të zbutur  krizën është me rëndësi mjaft të madhe, si për amerikanët ashtu edhe për europianët. Prania e Geithner është veçanërisht e dobishme për dy arsye. Para së gjithash, ndërsa politika e brendshme amerikane është e pajisur me doza të larta sarkazme, politika monetare e saj është mjaft kolegjiale. Tranzicionet mes sekretarëve të Thesarit janë tepër të buta. Vetë Geithner ka punuar për Rezervat Federale para se të merrte postin e tij aktual dhe partnerët e tij që janë thirrur për të menaxhuar sistemin amerikan – kryetarët e Rezervës Federale dhe të Korporatës së Depozitës së Sigurimit Federale – janë jo politikë. Geithner ka njohuri institucionale në menaxhimin e krizës ekonomike.
Së dyti, nëse ai nuk është në dijeni të diçkaje, mund të mbledhë njohuri shpejt e menjëherë duke thirrur njërin prej kryetarëve të mësipërm. Ky është një koncept i huaj në Europë, e cila numëron 27 autoritete të veçanta bankare, 11 autoritete të ndryshme monetare dhe mbështet të paktën 30 subjekte me fuqinë për të ngritur procedurat e shpëtimit. Gjetja e mënyrës që secili prej këtyre organeve të ndjekë një linjë, kërkon javë planifikimi, një sallë të madhe konference dhe një grup të vogël asistentësh e përkthyesish, e ndjekur nga javë të tëra negociatash, gjatë së cilave parlamentet kombëtare do të marrin pjesë në procedurat e ratifikimit. Versioni i fundit i programit të shpëtimit së Bashkimit Europian u koordinua më 22 korrik, por mund të mos jetë gati për përdorim deri më 1 dhjetor. Politikanët më të rëndësishëm të sistemit amerikan mund të mbledhin së bashku situata emergjence të një niveli të lartë dhe të bien dakord për një politikë të re brenda një ore.
Pa dyshim, Geithner do të cilësojë se sistemi europian nuk është në gjendje t’i mbijetojë intensifikimit të krizës, vetëm në rast se vihen re ndryshime të rëndësishme. Në listën e ndryshimeve të rëndësishme janë  federalizmi i rregullimit bankar, një ndryshim radikal në statusin e bankës qendrore europiane që siguron mjetet e nevojshme për të zbutur krizën dhe formimi i një lloj gardhi prej hekuri rreth ekonomive europiane në vështirësi, në mënyrë që të tjerat të mos preken dhe mbi të gjitha një rekapitullim i sektorit bankar europian në shifra që shkojnë rreth qindra miliardë euro (në mos triliona euro) – kështu nëse ato paraqesin probleme të tjera, të evitohet kolapsi i të gjithë sistemit europian.
Të gjithë këto hapa janë thjesht të paligjshëm në dritën e ligjit europian. Ndryshimi, duke përdorur procedurat europiane të formimit të ligjeve aktualisht në fuqi, do të kërkonte ndryshime traktatesh, menjë minimum prej dy vjet negociatash e ratifikimesh. Duke përjashtuar nga shqyrtimi të gjitha këto çështje strukturore, ai që mbetet është diskutimi në lidhje me mjetet e administrimit të krizave të ngjashëm me ato që u bënë nga ana e Shteteve të Bashkuara gjatë krizës së viteve 2008-2009.
Mësimet që Europa duhet të nxjerrë mund të paraqesin dilemat e sotme të Europës, por nuk mund të çojnë në zgjidhje margjinale e të përkohshme, nëse shkaqet e krizës nuk trajtohen që në rrënjë.
Gjatë takimit, europianët do i kërkojnë amerikanëve se çfarë mund të bëjë Uashingtoni për t’i ndihmuar. (Teknikisht kjo është një pyetje që duhet t’i drejtohet presidentit të FED, por njihet se prej disa kohësh Ben Bernanke dhe Tim Geithner ndodhen pranë një thirrjeje të shpejtë). Përgjigja e pyetjes: pikërisht e njëjta gjë që ka bërë qeveria amerikane gjatë krizës së fundit financiare. Në atë epokë, tregjet globale u bllokuan nga frika dhe bankat ngrinë kreditimin ndër-bankar. Kredia dhe kreditimi si dhe aktiviteti ekonomik në përgjithësi u ndalën menjëherë.
Për t’i bërë ballë situatës, FED garantoi hua pa limit në dollarë, pa kufij në normat e interesit, për të gjithë ata që kishin nevojë dhe që ishin në gjendje të ofronin garanci të arsyeshme. Për shkak të thellësisë së krizës edhe subjektet e huaja hynë në të. Kjo i dha kohë investitorëve, huadhënësve e konsumatorëve të merrnin veten nga tronditja. Pas disa muaj nervozizmi, normaliteti u kthye.
Fjalët kyçe të asaj përmbledhjeje janë “të fitosh kohë”. Ndërsa modeli i ekonomisë amerikane përballet me kritikat – qofshin këto të justifikuara ose jo – është edne një sistem unik dhe i unifikuar, i përbërë nga rregulla e mënyra të qarta sjelljeje. Kriza europiane është një krizë, pikërisht sepse Europa nuk ka një autoritet të vetëm, nuk ka një grup të vetëm rregullash të aplikueshme, asnjë gjyqtar në alternativë të samitit të disatë.
Kur sistemi amerikan akuzoi për krizën, FED dhe Thesari USA mund të merrnin kohë për t’i lejuar sistemit të rregullohej automatikisht. Strukturat që duhet të përshkojnë Europën ndërmjet një krize nuk janë ndërtuar ende.

...

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›