E Shtunë, 31 Tetor 2026

Riberi: Përjetë te Bajerni

Riberi ishte objektivi kryesor i merkatos së Realit dhe Barcelonës disa muaj më parë, madje ishte shumë pranë largimit nga Bundesliga. Por tashmë ai ka ndërruar mendje, duke u shprehur i sigurt se do të jetë edhe për shumë sezone në “Allianz Arena”.

“Kalova shumë vështirësi vitin që shkoi. Jam stërvitur shumë dhe shpresoj që në këtë sezon të jem në formë të mirë. Bajerni i Mynihut është një klub i madh dhe shpresoj të luaj këtu deri në ditën që do të lë futbollin”, pohoi sulmuesi i kombëtares franceze.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›