E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pushuesit: E duamSarandën, jo si Durrësi

SARANDE- “Mos e katandisni Sarandën si Durrësin” kështu apelojnë pushues të këtyre ditëve të nxehta në Sarandë ndërsa numërojnë vlerat e panumërta të bregdetit dhe historisë antike që mbart skaji më jugor i Shqipërisë.

Pushuesit janë nga të gjitha trojet shqiptare por nuk mungojnë dhe turistë të huaj. Të gjithë njëzëri shprehen që ky qytet ta ruajë bukurinë dhe vecantinë, duke e shpëtuar nga ndërtimet pa kriter sic ka ndodhur në plazhin e Durrësit.

“Saranda ishalla nuk bëhet si Durrësi me mbingarkesë ndërtimesh që i humbin vlerën” shprehen pushuesit.

Por Saranda nuk ka vetëm detin. Trashëgimia antike dhe ajo historike është një dimension që u ka ardhur për shtat dhe ndjenjave patriotike që karakterizon shpirtin e shqiptarëve nga diaspora.
(e.n/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Analiza

Të gjitha ›