Puthja eshte ... infektuese
Mononukleoza infektive eshte semundje ngjitese virusale te cilen e shkakton virusi Epstein Barr dhe eshte nje nga semundjet me te zakonshme infektive ne bote. Eumlshte nje semundje qe kryesisht prek te rinjte por qe nuk perjashton edhe moshat e tjera.
Semundja mund te perhapet kryesisht permes sperklave peshtymes nepermjet puthjes. Gjithashtu mund te percillet edhe nepermjet kontaktit indirekt si p.sh. gjate shfrytezimit te mjeteve te sapokontaminuara si p.sh. shfrytezimit te gotes se njejte etj.
Semundja shoqerohet me simptoma te pergjithshme dhembje ne fyt muskuj nyje humbje oreksi neveri pastaj ethe djersitje. Veshtiresohet frymemarrja dhe pertypja. Paraqitet fryrje e limfave gjendrave me se shpeshti dhe ate fillimisht ne qafe e me vone mund te lajmerohet rritje edhe e gjendrave te tjera limfatike. Gjithashtu vjen deri te rritja e melcise dhe shpretkes.
Te semureve u rekomandohet qetesim pirje e sasive te medha te lengjeve marrje e ushqimit te pasur me karbohidrate proteina dhe vitamina vecanerisht B dhe C rregullimi i temperatures se rritur trupore konsumim i hapave per dezinfektim lokal kunder dhimbjeve ne fyt dhe ne rruget e eperme te frymemarrjes. Hapesira ne te cilen qendron pacienti duhet te jete i ajrosur rregullisht dhe pa lageshti.
Per temperature trupore mbi 38deg C duhet perdorur antipiretike kryesisht ata nga grupi i paracetamolit duke shmangur acidin acetilisalicilik Aspirine dhe derivatet qe lidhen me te.