E Shtunë, 31 Tetor 2026

CNN shkurton 50 vende pune

Rrjeti gjigant i informacionit tw CNN ka shkurtuar rreth 50 persona nga stafi, mes të cilëve shumë fotoreporterë. “Ndryshimet vijnë si pasojë e një orientimi të ri dhe jo nga një plan eventual për shkurtim shpenzimesh”, ka sqaruar bordi drejtues i CNN. Megjithatë, një shkak tjetër është edhe përdorimi gjithnjë e më në rritje i iReport, platforma që mbledh kontributet e abonentëve.
Vendimi është rezultat i 3 vjet analize nga ana e drejtuesve që me sa duket kanë monitoruar praninë në rritje dhe "real time" të përdoruesve në rrjetet sociale si Twitter dhe cilësinë gjithnjë e më të lartë të aparateve fotografikë dhe mjeteve të përdorura për doumentimin e informacioneve.
Gazetat “Denver Post” dhe te tjera kanë kritikuar planin në fjalë, duke shtruar përpara edhe një problem: “Si mundet që një platformë të verifikojë lajmet dhe fotot nëse nuk ka qenë e pranishme?”. CNN është një kanal kabllor amerikan i themeluar në vitin 1980 nga Ted Turner.
Që nga lançimi i tij, CNN ka qenë i pari që ka mundësuar mbulimin 24 orë në 24 me lajme në Shtetet e Bashkuara. Në radhët e tij ai numëron shumë të punësuar. Zyra qendrore e CNN është në Atlanta, më pas vijnë selitë e tjera si “Time Warner Center” në Nju Jork dhe studiot në Uashington e Los Anxhelos. CNN zotërohet nga kompania mëmë “Time Warner” dhe është një divizion i “Turner Broadcasting System”. Nga gushti i vitit 2010 kanali është në dispozicion të 100 milionë banorëve në Shtetet e Bashkuara.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›