Vetevendosje interpelance me Lilen

Lëvizja Vetëvendosje paralajmëroi të hënën se do të parashtrojë një kërkesë për interpelancë me ministren e Tregtisë dhe Industrisë, Mimoza Kusari Lila, për të diskutuar mbi raportin tregtar mes Kosovës dhe Serbisë.
Mësohet se në këtë interpelancë do të kërkohet të votohet një mocion, i cili kërkon kthimin e masës së reciprocitetit për importet nga Serbia.
“Serbia po sillet si një palë e hidhëruar nga Kosova, ndërsa qeveria e Kosovës si një mik i cili dëshiron me cdo kusht të pajtohet me mikun e hidhëruar, duke i dhënë të gjitha përfitimet, vetëm e vetëm për t’u ulur në tryezën e bisedimeve”, deklaroi një nga anëtarët e lëvizjes Vetëvendosje.
Lëvizja vlerësoi se humbjet ekonomike nga tregtia e njëanshme po shumëfishohen. Sipas saj, hendeku mes importeve dhe eksporteve nga Serbia është dhjetëfishuar, ndërsa tregu kosovar është pushtuar nga mallrat serbe.
Partia e tretë në Parlamentin e Kosovës publikoi edhe emrat e 25 kompanive të cilat sipas saj kanë importuar fitimet më të mëdha nga Serbia në periudhën kur aktiviteti rrënues serb ndaj mundësisë së sovranitetit dhe integritetit brenda territorit të Kosovës ka pasur intensitetin më të lartë.
Fundjavën e kaluar aktivistë të lëvizjes Vetëvendosje zhvilluan një protestë, ku ndryshe nga herët e tjera ironizuan planet e qeverisë Thaci.
if (window.ads_ad_block){ads_ad_block=ads_ad_block+1;}else{ads_ad_block=1;} function showAdBlock_2136(ppc_ad_block_count) { title = document.title; show_ads_id = 2136; show_ads_url = "http://www.kosoftads.com/publisher-show-ads.php"; block_count=ppc_ad_block_count; iframe_width=580; iframe_height=115; metainfo=document.getElementsByTagName('meta'); ref=document.referrer; showContentAds(metainfo); } setTimeout("showAdBlock_2136("+ads_ad_block+")",1000*(ads_ad_block-1));
Më shumë nga Kosova LDK: Buxhet alternativ
Lidhja Demokratike e Kosovës duket se ka filluar ta luajë rolin e qeverisë nën hije. Në një konferencë për mediat subjekti më i madh opozitar kundërshtoi projektligjin për buxhetin e vititi 2012 me arsyetimin se nuk është buxhet që ndihmon ekonominë e vendit. Qeveria serbe, dokument për veriun
Qeveria e Serbisë është duke përgatitur një dokument që do t’ia sugjerojë Kuvendit lidhur me veprimet për Kosovën dhe qetësimin e situatës në veri. Veri, autokolona e KFOR kalon në Jarinjë
Autokolona e KFOR-it ka kaluar përmes një lejeje të dhënë nga serbët e veriut barrikadën që pengonte hyrjen e saj në pikën kufitare të Jarinjës. Feith: Nuk pranojmë asnjë ndryshim kufijsh
Shefi i Zyrës Civile Ndërkombëtare në Kosovës, Peter Feith ka përsëritur se bashkësia ndërkombëtare nuk do të pranojë asnjë ndryshim të kufijve. Ai ka vlerësuar se situata në Ballkan është e stabilizuar gjeografikisht. Serbët ndalojnë makinat e KFOR-it në Jarinjë
Në hënën në orët e mëngjesit, serbët kanë bllokuar kalimin e mjeteve transportuese të kontigjentit amerikan të KFOR-it, në komunën veriore, në Zveçan.
Lajmet kryesore
Bankat, vjen ligji që i shpëton nga kriza
Institucionet kthehen në filiale
Llogari në Bruksel për sigurinë e avionëve
Burrel, gruaja vret burrin me sëpatë
PS, kongresi i bashkimit apo përçarjes?
Berisha: Taksat nuk do të rriten