E Mërkurë, 4 Nëntor 2026

Putin: Lufta në Ukrainë, e pashmangshme! Synimet e Rusisë do të arrihen

Presidenti rus Vladimir Putin e ka konsideruar të pashmangshme luftë me Ukrainën. Putin shprehet i vendosur se synimet e Rusisë në Ukrainë do të arrihen.

“U bë e qartë se përplasjet me këto forca, përfshirë në Ukrainë, ishin të pashmangshme. Pyetja e vetme ishte se kur do të ndodhte. Sigurisht që operacionet ushtarake shoqërohen gjithmonë me tragjedi dhe humbje të njerëzve. Ne e kuptojmë shumë mirë këtë dhe jemi të vetëdijshëm për këtë. Por meqenëse ishte e pashmangshme, më mirë sot se nesër”, tha ai gjatë një takimi të bordit të Ministrisë së Mbrojtjes Ruse.

Putin tha gjithashtu se Moska nuk ka kufizime kur bëhet fjalë për financimin e ushtrisë së saj pasi Qeveria do të japë gjithçka që i nevojitet ushtrisë për luftën me Ukrainën.

Nga ana tjetër presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka udhëtuar drejt në Uashington, për tu takuar me presidentin ameriakn Joe Biden. Ky është udhëtimi i parë i Presidentit ukrainas jashtë vendit të tij që nga nisja e luftës ruse më 24 shkurt. Një vizitë e paparalajmëruar e Zelenskyt në një vend të huaj, do të konsolidonte rëndësinë e marrëdhënieve të Ukrainës me SHBA-në, e cila ka luajtur një rol udhëheqës në ofrimin e mbështetjes ushtarake.

/rtsh.al/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›