E Diel, 1 Nëntor 2026

Cana rikthehet pas demtimit Sanderlend do dhe 1.5 mln euro

Gallatasari

Lorik Cana rikthehet ne fushe ky eshte nje lajm i mire jo vetem per Gallatasarian por edhe Kombetaren kuqezi te ciles mesfushori i mungoi ne miqesoren e 17 nentorit ndaj Maqedonise ne Korce per shkak te demtimit te pesuar ne kavilje ne kampionat me klubin turk. Ishte menduar se do te duhej te qendronte per me shume se tri jave jashte fushes por rikuperimi i tij brenda 10 diteve u konsiderua nje rekord me vete. Gjithsesi edhe pas ketij 10 diteshi ai eshte stervitur me kohe te plote me pjesen tjeter te skuadres te drejtuar nga trajneri rumun George Haxhi vetem dje ai ka zbritur ne fushe si titullar ne ndeshjen e zhvilluar nga Gallatasarai dje ne transferte kunder skuadres tjeter turke Kasimpasa. Mesfushori shqiptar ka bere nje paraqitje te pelqyeshme ne kete sfide te fituar me rezultatin e paster 3-0 nga skuadra e tij duke shfaqur edhe nje here shpirtin e tij luftarak dhe grinten e madhe ne mbeshtetje te shokeve te ekipit. Pas 80 minutash loje kur rezultati tashme ishte fiksuar ne 0-3 per Gallatasarain fale golave te Kjuell 27 Pino 44 dhe Balta 72 trajneri Haxhi ka vendosur ta zevendesoje duke futur ne vendin e tij Caglar. Tashme duket se lojtari shqiptar ka lene pas te gjitha pasojat e demtimit dhe eshte rikthyer ne nje forme te kenaqshme. Por sipas mediave turke transferimi i tij nga Sanderlendi te Gallatasarai gjate kesaj vere eshte rikthyer ne nje ceshtje. Sikurse pretendonte dje e perditshmja prestigjioze turke Hurriyet kontrata per blerjen e shqiptarit nga klubi anglez eshte qesharake. Kjo per faktin e vetem se sipas gazetes ne fjale Cana u ble per 4.5 milione euro por vetem tani eshte zbuluar se kostoja e tij reale ishte 1.5 milione. Gjithcka eshte vene ne gojen e menaxherit te Sanderlendit i cili tashme kerkon shumen e mbetur nga Gallatasarai. Megjithate ende mungon nje prononcim i klubit turk ne lidhje me kete ceshtje gje e cila mund te ndodhe sot.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›