E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kristi Vangjeli Fitorja me Atletiko Madrid na dha force

Aris i Selanikut Mbrojtesi shqiptar tashme kerkon fitoren me Asteras Tripolis ne kampionat

Fitorja surprize 2-3 ne fushen e Atletikos se Madridit eshte padyshim nje prej rezultateve historike te Arisit te Selanikut. Ne sfiden e peste te Grupit B ne Europa League te luajtur te merkuren ne stadiumin Vicente Kalderon helenet e drejtuar nga Hektor Raul Kuper realizuan ate qe pakkush e mendonte duke thyer ne shtepi kampionet ne fuqi te ketij aktiviteti. Edhe nje here Kristi Vangjeli ishte nje prej lojtareve me te rendesishem te Arisit. Pas triumfit qe i ben greket te jene fare prane kualifikimit ne turin tjeter mbrojtesi shqiptar deklaroi Personalisht mundohem te jap gjithmone maksimumin ne menyre qe te ndihmoj skuadren te fitoje. Suksesi ne fushen e Atletikos na jep edhe me teper force dhe na ben te kemi besim te forcat tona. Me pas 26-vjecari kuqezi foli per sfiden e sotme me Asteras Tripolis Do te japim 100 per qind ne kete ndeshje ne menyre qe te marrim tri pike mjaft te vlefshme ne kampionat.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›