E Shtunë, 31 Tetor 2026

Franc Bekenbauer Katar 2022 me mire te zhvillohet ne janar

Propozimi

Franc Bekenbauer anetari i Komitetit Ekzekutiv te FIFA-s ka propozuar se Kupa e Botes 2022 qe do te zhvillohet ne Katar eshte me mire qe te luhet ne periudhen janar-shkurt. Sipas tij spostimi zakonisht evenimenti me i rendesishem boteror zhvillohet ne qershor-korrik duhet te behet me qellim qe futbollistet por edhe tifozet te mos vuajne prej temperaturave shume te larta ne kete vend. Duhet te reflektojme per te gjetur nje zgjidhje per problemin e vapes. Ne Katar ne muajt janar-shkurt temperaturat jane optimale rreth 25 grade tha legjenda e futbollit gjerman per Bild. Nuk ka asnje arsye perse kjo te mos realizohet. Ne vitin 2022 kalendari i ndeshjeve te kampionateve me te medhenj ne Europe mund te ndryshohet kjo nuk do te kishte ndonje impakt te madh dhe do te shihej si alternative per shpenzimet e medha per ajrin e kondicionuar ne fushe dhe ne tribuna.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›