Putin: NATO të mbetet në Afganistan

Trupat e NATO-s duhet të vazhdojnë të qëndrojnë në Afganistan, deri sa të kenë kryer detyrën për të cilën janë angazhuar, deklaroi presidenti rus, Vladimir Putin.
Putin shprehu keqardhje që shtetet pjesëmarrëse në operacionet në Afganistan po mendojnë të tërhiqen. Ai kërkoi që shtetet anëtare të NATO-s, që kanë marrë përsipër këtë mision, ta çojnë atë deri në fund.
Pjesa më e madhe e trupave të NATO-s pritet të tërhiqen nga Afganistani në vitin 2014.