Obama kryeson në shtetet kryesore

Të paktën 100 ditë para zgjedhjeve presidenciale, Barack Obama ka marrë 51 për qind të votave në Florida, kundër 45 për qind për kundërshtarin e tij republikan Mitt Romney, 53 për qind në Pensilvani kundër 42 për qind dhe 50 për qind në Ohio kundër 44 për qind për Romneyn.
"Nëse do të ishim më 6 nëntor , presidenti amerikan Barack Obama do të fitonte ndjeshëm në shtetet kyçe në Florida , Ohio dhe Pensilvani", theksoi Petter Braun, zëvendësdrejtori i institutit të sondazheve në Universitetin e Quinnipaic.
Broën thotë se ekonomia amerikane vazhdon të jetë çështja kryesore e fushatës së këtij viti, madje votuesit e pyetur në anketën më të fundit janë gati të ndarë në opinionin e tyre se cili kandidat do të bëjë një punë më të mirë për rigjallërimin e ekonomisë.