E Diel, 1 Nëntor 2026

Sondazhet në SHBA, nëse do votohej sot Obama do fitonte

Presidenti amerikan Barak Obama arriti të tejkalojë nivelin prej 50% të votave në tre shtete kryesore për zgjedhjet amerikane të 6 nëntorit në Florida, Pensilvani dhe Ohaio. Sipas një sondazhi të kryer nga univeristeti Quinnipaic i publikuar nga CBS Neës në Neë York, Obama kryeson bindshëm në tre shtete që synohem më së shumti.
 

Të paktën 100 ditë nga zgjedhjet presidenciale Barak Obama ka marrë 51% të votave në Florida kundër 45 % për kundërshtarin e tij republikan Mit Romni, 53 % në Pensilvani kundër 42 % dhe 50% në Ohaio kundër 44 % për Romnin.
 

"Nëse do të ishim në 6 nëntor , presidenti amerikan barak Obama do të fitonte ndjeshëm në shtetet kyce në Florida , Ohajo dhe Pensilvani" theksoi Petter Braun zëvendësdrejtori i institutit të sondazheve në universitetin e Quinnipaic.
 

Brown thotë se ekonomia amerikane vazhdon të jetë çështja kryesore e fushatës së këtij viti, madje votuesit e pyetur në anketën më të fundit janë gati të ndarë në opinionin e tyre se cili kandidat do të bëjë një punë më të mirë për rigjallërimin e ekonomisë.
 

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›