Putin: Rusia mund ti shesë armë Venezuelës me vlerë 5 mld dollarë
Kryeministri rus Vladimir Putin pas përfundimit të një vizite në Venezuelë deklaroi se Rusia mund t'i shesë Venezuelës armë me vlerë deri në 5 miliardë dollarë.
Putin,gjatë një takimi me zyrtarë të industrisë së armëve deklaroi se "delegacioni jonë sapo u kthye nga Venezuela dhe sasia e armëve që do të porositen mund të arrijë 5 miliardë dollarë".
Shtetet e Bashkuara janë shprehur shpesh herë të shqetësuara për shitjen e armëve ruse Venezuelës, një nga armiqtë e famshëm të SHBA-së në rajon. Vitet e fundit Venezuela ka shpenzuar më shumë se 4 miliardë dollarë për blerjen e armëve ruse, nga avionët luftarakë deri te automatikët Kallashnikov.
Chavez po përpiqet të përforcojë ushtrinë venezueliane me raketa ruse, tanke dhe nëndetëse me naftë dhe ka deklaruar se po kërkon të rezistojë përballë asaj që ai e quan "imperializmi amerikan në Amerikën Latine".