E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyri në fuqi procedura e re e dhënies së vizave Schengen

Të hënën hyri në fuqi procedura e re e dhënies së vizave Schengen në të gjitha vendet e Bashkimit Evropian.

Prej tani me një vizë Schengen mund të lëvizet pa iu nënshtruar kontrolleve në kufij. Për më tepër, procedura thjeshtëzohet edhe më shumë, sepse prej tash do të argumentohet dhe arsyeja e refuzimit eventual të vizës, gjë që nuk është bërë më parë.

Kodi i ri parashikon që brenda 15 ditësh kalendarike konsullata e një shteti Schengen t’i caktojë një datë aplikuesit kur ai mund të paraqesë formularin për vizë.

Veç kësaj, vendimi për dhënien ose jo të vizës do të merret brenda dy javësh. Parimisht, Kodi parashikon që pagesa për vizë prej 60 eurosh të mbetet e pandryshuar, megjithëse do të ketë përjashtime.

Gjithashtu, do të ketë zbritje për fëmijët 6 deri 12-vjeçar, e janë paraparë përjashtime edhe për disa grupe të caktuara aplikuesish.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›