E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shpëtohen 114 minatorë kinezë

Ekipet shpëtimtare në Kinë kanë nxjerrë 114 minatorë, nga një minierë e vërshuar në provincën veriore Shanxi, më tepër se një javë që nga momenti kur ndodhi aksidenti.

“Është kjo një mrekulli në historinë e operacioneve për shpëtim në Kinë”, deklaroi Luo Lin, kryesues i Administratës Shtetërore për Siguri në vendin e punës. Ekipet shpëtimtare vazhduan kërkimin e 39 minatorëve tjerë, të cilët ende kanë mbetur të ngujuar në minierë.

Shefi i Partisë Komuniste në Shanxi, Zhan Baoushun, u citua të ketë thënë se pjesa më e madhe e minatorëve të shpëtuar janë në gjendje të mirë shëndetësore.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›