E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin: Zgjedhjet rishikohet vetëm me anë të gjykatës

Kryeministri i Rusisë Vladimir Putin ka kundërshtuar thirrjet për rishqyrtim të rezultatit të zgjedhjeve parlamentare pasi shumë qytetarëve kanë reaguar duke i konsideruar ato si të manipuluara. Ai ka folur para mbështetësve të partisë së tij, ku theksoi se zgjedhjet janë çështje e mbyllur tashmë.

Zgjedhjet kanë përfunduar. Parlamenti ka nisur punën e tij dhe një kryetar i tij është zgjedhur, tha Putin. Nuk mund të ketë rishikim të zgjedhjeve. Për këtë ka vetëm një rrugë që parashikohet nga ligjet apelimi në gjykatë, ka shtuar ai.

Pak ditë më parë në Moskë u mbajt një nga protestat më të mëdha të mbajtur që pas shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik. Protestuesit kanë bërë thirrje që të Putini të mos votohet si President në zgjedhjet e marsit nëse ai nuk pranon se në zgjedhje ka pasur manipulime.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›