Topi i përgjigjet Berishës: Do të jem President deri në fund
27/12/2011 Kreu i shtetit tur takimesh me kryevendorët socialistë të Kavajës dhe Durrësit
Bamir Topi u është përgjigjur akuzave të Kryeministrit Sali Berisha, i cili dy ditë më parë deklaroi se Presidenca ishte kthyer në një partizë, që po shkel Kushtetutën. Presidenti Topi në vizitën e tij të djeshme në qytetin e Durrësit u shpreh i vendosur se do të jetë garant i Kushtetutës deri në përfundim të mandatit të tij. “Institucioni i Presidentit ka qenë, është dhe do të mbetet një institucion kushtetues më përfaqësues, i cili në mënyrë shumë rigoroze ka zbatuar, zbaton dhe do të zbatojë deri ditën e fundit që unë do të jem në Presidencë Kushtetutën e vendit dhe kurrsesi nuk mund të shkojë sipas dëshirave të partive që të jetë apendiks i orekseve politike të partive politike, pavarësisht se cili është begraundi politik i Presidentit”, - tha Topi. Në lidhje me rikandidimin e tij Topi theksoi se do të merrte pjesë në garë vetëm nëse bëhen ndryshime kushtetuese, me qëllim që Presidenti të zgjidhej nga populli. “Mund të rikandidoj për një mandat tjetër vetëm nëse zotërinjtë që kanë në dorë ndryshimet kushtetuese për të bërë zgjedhjen e Presidentit ashtu sikurse e meriton, nga populli. Nëse do të ketë një ndryshim të kësaj natyre, që zor se do të ketë, sepse janë vetë politikanët që i druhen verdiktit popullor, unë do të jem në garë dhe e ftoj cilindo që të jetë në garë për të marrë verdiktin drejtpërdrejtë nga njerëzit e thjeshtë, nga populli”, – u shpreh kreu i shtetit. Duke iu përgjigjur interesimit të gazetarëve të pranishëm në lidhje me aktivitetin e tij politik në përfundim të mandatit të tij, ku përflitet krijimi i një partie të re, Topi u përgjigj duke thënë: “Kush e konfirmoi këtë? Keni dëgjuar nga unë? Ju mos merrni dhe të perifrazoni vullnetet e të tjerëve. Dëgjoni Presidentin, që thotë se “deri në minutën e fundit do të jem President”. Ata që kanë frikë për të ardhmen politike, atëherë është çështje e tyre. Nuk kam faj unë nëse kthehem në obsesion ndaj të tjerëve. Unë jam njeri i drejtpërdrejtë. Atë që e them, e them vetë dhe nuk ka nevojë që ta thonë të tjerët”, – tha dje Topi.
Topi e Oketa takime me kryevendorët e majtë
Presidenti i Republikës ka vizituar dje qytetin e Kavajës dhe të Durrësit, ku ka zhvilluar takime me krerët vendorë. Gjatë takimit me kryebashkiakun e dalë nga radhët e PS-së të Kavajës, Elvis Roshi, dhe më pas me të moshuarit e këtij qyteti, kreu i shtetit ka bërë thirrje për më shumë solidaritet ndaj qytetarëve nga ana e autoriteteve. Më pas Topi është ndalur në një takim me kryetarin socialist të Bashkisë së Durrësit Vangjush Dako dhe drejtues të tjerë vendorë, i shoqëruar edhe nga deputeti i qarkut Gazmend Oketa.
Pretendentët për president
Nano e shpall publikisht, në listë edhe Topalli
Edhe pse shumë herët për një gjë të tillë, i vetmi që ka shpallur publikisht kandidaturën për President është ish-kryetari i Partisë Socialiste Fatos Nano. Në një dalje publike pak ditë më parë Nano u shpreh i bindur se kandidatura e tij për president do të gjejë mbështetje në radhët e Partisë Socialiste. Pyetjes së medieve nëse ka mbështetjen e socialistëve për të kandiduar për president Nano i është përgjigjur me një tjetër pyetje: “Mendoni se PS-ja ka vdekur?”. Kjo ishte përgjigjja e Nanos pas homazheve që zhvilloi në ambasadën çeke në Tiranë për nder të ish-presidentit Vaslav Havel. Lideri historik i PS-së u shpreh se po kërkon partnerë nga të dy krahët politikë, si dhe do normalitet me Partinë Socialiste. “Jam shumë i vëmendshëm për të gjetur partnerët në të dyja kampet, që më në fund do ta bënin të qëndrueshëm prirjen që po shfaqet muajt e fundit për të konkurruar me njëri-tjetrin, pa shkatërruar axhendën kombëtare të integrimit”, – tha Nano.
Ndryshe nga Nano, Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli, po punon “në fshehtësi” për arritjen e këtij objektivi, duke u kujdesur që kandidatura e saj të mos bëhet publike deri në çastin e fundit. Emri i Topallit për në krye të shtetit ka filluar të lakohet në medie në një takim që ajo pati në Hungari me presidentin Shmit, ku u përmend dhe fakti që kryetari i shtetit hungarez ta ketë uruar për një karrierë në presidencë. Edhe njoftimi i shtypit i dalë nga zyra e kryeparlamentares e thoshte shkarazi faktin që presidenti i Hungarisë vinte nga një e kaluar si kryetar kuvendi. Në të vërtetë zërat për Topallin presidente kanë dalë edhe disa kohë më parë, por u shuan shumë shpejt, pasi nuk doli dikush publikisht që ta konfirmonte. Burime nga Partia Demokratike nuk e mohojnë kandidimin e Topallit si presidentja e parë e shtetit shqiptar dhe vendin e saj në krye të Kuvendit përflitet ta zërë Fatos Beja. Fakti që Bamir Topi nuk ka më mbështetjen e mazhorancës për të marrë një mandat të dytë në krye të shtetit ka sjellë shumë emra të tjerë, të cilët priten ta zëvendësojnë. Topalli pritet të bëjë presion për t’u ulur në karrigen e presidentit duke parë numrat delikatë të Berishës. Të njëjtën lojë bëri edhe Topi 5 vjet më parë, duke mbledhur një grup deputetësh rreth vetes, gjë që solli eliminimin e tij nga radhët e PD-së. Nga ana tjetër, qëndron paqja e kohëve të fundit mes PD-së dhe PS-së, e cila nuk përjashton mundësinë e një presidenti konsensual, ku faktori ndërkombëtar pritet të jetë determinues për zgjedhjen e presidentit të ri.