E Diel, 1 Nëntor 2026

Ja kush janë zyrtarët më të paguar në Kosovë

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi edhe pse nuk është ndër 10 zyrtarët më të paguar ka një shtëpi gjigante ndërsa Presidentja Atifete Jahjaga është më e paguara por jeton me qira. Shtëpia e Thaçit është 1 mijë metra katrorë por edhe kjo nuk i mjafton dhe ka nisur punën për ndërtimin e një tjetër shtëpie në periferi të Prishtinës të cilën sipas deklarimit të tij po e ndërton me kredi. Paga mujore e Thaçit është 1 443 euro ndërsa e Jahjagës është 2 837 euro.

Pagat e zyrtarëve në Kosovë janë shumë të fryrë pasi përveç kryeministrit dhe presidentes ka edhe shumë të tjera që marrin jo pak euron në xhem në çdo fund muaji. Kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi merr 2 325 euro. Deputetët kanë një pagë bazë prej 1 488 ndërsa ministrat marrin 1 271 euro.

Zyrtarët më të paguar në Kosovë:

Atifete Jahjaga 2 837 euro

Drejtori i Agjencisë së Privatizimit, Shkëlzen Lluka 2 653 euro

Zv.drejtorët e kësja agjencie 2 e 520 euro.

Kreytari i Kvuendit Jakup Krasniqi 2 325 euro,

Kreu i Zyrës së Rregullatorit të Energjisë 1 955 euro

Kreu i Agjencisë Kundër Korrupsionit, Hasan Preteni 1 888 euro

Kreu i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani 1 876

Gjyqtarët tjerë të kësaj gjykate 1 651 euro

Kreu i Autoritetit Rregullativ të Telekomit, 1 600 euro

Deputetët e Kuvendit 1 488 euro

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Shpend Maxhuni 1 483 euro

Kryeministri Hashim Thaçi 1 443 euro

Ministrat 1 271 euro

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›