E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin betohet si president i Rusisë

Vladimir Putin është betuar si president i Rusisë në Kremlin, në një ceremoni me rreth 3000 të pranishëm, mes të cilëve edhe miqtë e tij, Silvio Berluskoni e Gerhard Shrëder.

I pranishëm në dorëzimin e mandatit, ish-presidenti Dmitri Medvedev e ka uruar Putin për një punë të suksesshme në të mirë të popullit rus.

Pas bekimit të partiarkut të Kishës Ortodokse ruse, Kirill, Putin bëri betimin e tij të tretë mbi Kushtetutë në sallën Sant Andrea. Ceremonia është transmetuar drejtpërsëdrejti në gjashtë kanale televizive dhe në tre radio.

Vladimir Putin mori për të tretën herë postin e presidentit të Rusisë në zgjedhjet presidenciale që u mbajtën disa javë më parë.

Ceremonia e betimit u zhvillua një ditë pas protestës së opozitës, në të cilën morën pjesë të paktën 30 mijë manifestues.  / G.N.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›