Gjen pas 47 vjetësh breshkën me inicialet e të birit

Breshka me inicialet e Jeff-it / foto Daily Mail
Ishte viti në të cilin Beatles-at ishin në kulmin e suksesit e Agjenti 007 Goldfinger shfaqej në të gjitha kinematë e botës.
Në vitin 1965, 13-vjeçari Jeff Cokeley gjeti një breshkë në oborrin e shtëpisë së tij dhe gdhendi në zhguallin e saj inicialet e emrit të tij dhe vitin, e më pas e la atë të lirë.
47 vjet më vonë, babai i tij 85-vjeçar, i cili jeton ende në të njëjtën shtëpi në Strabanin jugor, në Pensilvani, e gjeti breshkën e të birit në oborrin e pasmë.

Holland Cokeley
E mora në dorë dhe mendova: O Zot, kjo qenka breshka e Jeff-it, tha 85-vjeçari Holland Cokeley për Observer-Reporter.com
Kanë kaluar 47 vjet dhe breshka mban ende në trupin e saj inicialet e tim biri, tha ai.
Babai 85-vjeçar i bëri foto breshkës me inicialet e të birin dhe ia dërgoi këtij të fundit, i cili tashmë është 60 vjeç dhe jeton në New York. / G.N.