Putin i vendosur per programin ekonomik

“Ta çojmë Rusinë në pesë vendet më të industrializuara të botës. Të krijojmë 25 milionë vende të reja pune brenda vitit 2018. Të zhvillojmë prodhimin në sektorë të ndryshëm duke filluar nga ai plotësues e deri tek energjia”. Është ky programi ambicioz i Vladimir Putin i rikthyer në presidencën ruse pas katër viteve si kryeministër dhe tetë viteve si numri një i Kremlinit. Putin shfaqet i vendosur me planin e tij për ekonominë ruse, për të arritur objektivat ka thënë ai është i nevojshëm ndryshimi, kryesisht në ekonomi. Por analistët nuk duken edhe aq optimist mbi programin Putin.
Kjo histori e diversifikimit e kam dëgjuar që kur Putin ishte në fuqi, ka 12 vjet që flet, por ekonomia ruse është gjithnjë e më e varur nga nafta dhe gazi, shprehet kjo analistë e ekonomisë ruse. Putin ka garantuar se këtë radhë do të ketë ndryshime. Për të siguruar tregjet presidenti ka thënë se do të krijohen kushte më të mira për të favorizuar investimet e huaja në vend. Vitin e kaluar ekonomia ruse është rritur me 4,3%, një shifër positive kundrejt shumë vendeve të tjera europiane në recesion, por jo shumë entuziaste për një vend me ekonomi emergjente. Ndërsa parashikimet për këtë vit flasin për një rritje të ekonomisë me vetëm 3,4%.