Putin mbërrin në Turqi për diskutime mbi energjinë
Kryeministri rus, Vladimir Putin mbërriti sot në Ankara për një vizitë një ditore që do të përqendrohet mbi forcimin e bashkëpunimit dypalësh në fushën energjetike. Putin do të takohet me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan dhe më pas do të marrë pjesë në nënshkrimin e një sërë marrëveshjesh që do të mundësojnë bashkëpunimin mes dy vendeve, veçanërisht për një projekt gazsjellësi dhe ndërtimin në Turqi të një centrali bërthamor. ''Në rrjedhën e takimit të dy kryeministrave do të bashkohet edhe kryeministri italian, Silvio Berlusconi, i cili më pas do të marrë pjesë në ceremoninë e nënshkrimit të marrëveshjeve'', theksoi një përfaqësues i shërbimeve të kryeministrit.
Një nga marrëveshjet ka të bëjë me fillimin e punimeve për eksplorim në ujrat territoriale të Turqisë në Detin e Zi përsa i përket ndërtimit të gazsjellësit ''South Stream'', që do të lidhë Rusinë me Bullgarinë dhe Austrinë, Greqinë dhe Italinë.
Poutin do të zhvillojë gjithashtu një takim të shkurtër me presidentin turk Abdullah Gul.