Uashingtoni: Netanjahu të bllokojë për 1 vit ndërtimin e kolonive
Shtetet e Bashkuara i kërkuan kryetarit të qeverisë izraelite, Benjamin Netanyahu të angazhohej për bllokimin për një vitit të kolonive hebreje në Cisjordaninë e pushtuar, njoftoi e përditshmja "Haaretz".
Kjo kërkesë u transmetua nga emisari special amerikan pë Lindjen e Mesme, George Mitchell, gjatë bisedimeve javën e kaluar në Jerusalem me Netanjahun dhe ministrin e tij të Mbrojtjes, Ehud Barak, shtoi e përditshmje duke cituar "burime të larta".Mitchell u shpjegoi atyre se vendet arabe nuk do të merrnin asnjë masë normalizimi dhe nuk do të pranonin të bënin asnjë konçesion kundejt Izraelit, pa marrë paraprakisht garancinë për një ndalim të ndërtimit të kolonive në Cisjordani.
Sipas gazetës, Netanyahu dhe Barak nuk e hodhën poshtë këtë kërkesë por shpreshën kundërshtimin e tyre për disa pika, duke pranuar bllokimin e ndërtimit të kolonive për maksimumi gjashtë muaj. Ata duan të përfundojnë gjithashtu gjatë periudhës së bllokimit ndërtimin e 2.500 banesave që aktualisht janë në ndërtim e sipër, ndësa Mitchell kërkon ta reduktojë në maksimum këtë shifër.
Bisedimet do të vazhdojnë në javët e ardhshme veçanërisht gjatë një takimi të parashikuar mes Netanjahut dhe Mitchell më 26 gusht në Londër me rastin e një vizite të kryeministrit në kryeqytetin britanik, vijonte gazeta.
Administrata e Barack Obamës kërkon një bllokim të plotë të kolonive në Cisjordaninë e pushtuatr dhe në Jerusalemin lindor të aneksuar me qëllim rifillimin e procesit të paqes mes Izraelit dhe palestinezëve. Sipas një raporti zyrtar, më shumë se 300.000 kolonë izraelitë jetojnë në Cisjordani.