E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin mbështet zgjatjen e mandatit presidencial

Moskë (start)-Kryeministri rus, Vladimir Putin, për të cilin disa analistë mendojnë se do të rikthehet në Kremlin, mbështeti zgjatjen e mandatit të presidentit, por deklaroi se ishte herët për të folur për kandidatët. Medvedev u kërkoi deputetëve të miratojnë projektligjin për zgjatjen e mandatit presidencial nga katër në gjashtë vjet, një ndryshim që disa vëzhgues thonë se është pjesë e planit për të risjellë Putinin në Kremlin.

"Mbështes propozimin e presidentit Dmitri Medvedev. Për të folur për kandidaturat e ardhshme presidenciale është shpejt", deklaroi Putini gjatë një konference shtypi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›