Kryebashkiak laik në tokën e shenjtë
Jeruzalem (Start)-Kryetari i Bashkisë së Jeruzalemit tashmë do të jetë një laik. Me 52 përqind të votave, biznesmeni i njohur izraelit, Nir Barkat arriti të sfidojë dy rivalët e tjerë ultraortodoksin meir Porush dhe miliarderin me origjinë ruse, Arcady Gaydamak. Porush arriti të mbledh 43 përqind kurse Gaydamak vetëm 3.6 për qind të votave. Kandidati i katërt Dan Biran, ashtu siç rezultoi edhe në sondazhet e parazgjedhjeve, mori vetë një për qind të votave.
"Kjo fitore është e të gjithë atyre që duan dhe vlerësojnë qytetin tonë të mrekullueshëm, kryeqytetin e përjetshëm të popullit izraelit", shtoi fituesi, i cili ka një mandat prej pesë vjetësh të rinovueshëm pa afat.