E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin nis vizitën në Izrael

Presidenti rus Vlladimir Putin nis sot një vizitë në Izrael. Juri Ushakov, asistent i presidentit për Çështjet Ndërkombëtare tha se Putini do të takojë liderët izraelitë për të “shkëmbyer pikëpamjet për çështjet thelbësore në axhendën ndërkombëtare”.

Ai tha se Putin do të diskutojë për situatën aktuale në Lindjen e Mesme dhe në Afrikën Veriore, në veçanti zhvillimet në lidhje me Sirinë dhe Iranin dhe gjendjen e procesit negociator palestinezo-izraelit.

Gjatë viiztës ai do të zhvillojë bisedime me kryeministrin Benjamin Natanjahun dhe presidentin Shimon Peres dhe do të zbulojë një memorial në qytetin e Natanjahut për fitoren e Armatës së Kuqe kundër Gjermanisë naziste.

Putin pritet të vizitojë edhe territoret palestineze si dhe Jordaninë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›