Putin politikani i nxehtë i Rusisë
Stina e verës i ka ofruar Vladimir Putinit një sërë mundësish për të pushuar në Rusinë e tij të dashur. Siç shihet edhe nga pamjet, i zhveshur nga petku i kryeministrit, Putin i shtyn ditët duke notuar, ngrënë në restorante të thjeshta fshati, shëtitur me kuajt dhe motobarkat, duke mos e kthyer ditën në diçka monotone dhe duke mbajtur fizikun e tij në formë, çka për femrat ruse e bën atë jo vetëm karizmatik në politikë, por edhe shumë joshës.