Putin takon Erdogan: Turqia mund të përdoret si një qendër për të shpërndarë gazin rus në Evropë

Presidenti rus Vladimir Putin sugjeron se Turqia mund të përdoret si një qendër për të shpërndarë gazin rus në Evropë. Deklarata e Putin është bërë gjatë takimit me presidentin turk Rexhep Tayip Erdogan në Kazakistan.
Putin u shpreh se rruga nëpërmjet Turqisë do rezultonte mënyra më e besueshme për të çuar gazin në BE. Furnizimi me gaz përmes gazsjellësit Nord Stream nga Rusia në Gjermani është ndërprerë që kur Rusia pushtoi Ukrainën dhe u ndal plotësisht pas një shpërthimi në tubacionin nën Detin Baltik, i cili besohet të ketë qenë një akt i qëllimshëm sabotimi.
/rtsh.al/