E Shtunë, 31 Tetor 2026

Putin:Protestuesit ilegalë do goditen me shufër në kokë


Kryeministri i Rusisë, Vladimir Putin, ka paralajmëruar protesuesit e opozitës se policia do të përdorë forcën për të shpërndarë demonstratat e pa lejuara.
Në një intervistë të publikuar sot në të përditshmën ruse, "Komersant", Putin ka thënë se protestuesit që nuk e marrin lejën nga autoritetet lokale për demonstrata, "do të marrin një goditje me shufër në kokë."
Autoritetet ruse rregullisht përdorin forcën që të shpërndajnë protestuesit anti-qeveritarë në Moskë, pavarësisht se opozita ruse është e dobët ndërsa protestat e saj nuk tërheqin shumë njerëz.
Aktivistët insistojnë se e drejta për organizime të tilla garantohet me kushtetutën ruse.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›