Puyol preferon Milanin
Kapiteni i Barcelonës, Carles Puyol ka thënë se Milan është kundërshtari i tij i preferuar për fazën eliminatore të Ligës së Kampionëve.
Pas kualifikimit tutje të gjigantit katalan, pavarësisht barazimit 0-0 me Benfican të mërkurën mbrëma, Puyol theksoi se dëshiron të ndeshet me Rossonerët në vend të kundërshtarëve tjerë të mundshëm si Arsenal, Shakhtar Donetsk, Porto dhe Galatasaray.
“Nuk më intereson se me kë takohemi. Por, do të më pëlqente te luanim kundër Milanit sepse është një ekip që e admiroj”, deklaroi Puyol për mediet spanjolle.